Plani i autorëve, grup zjarri dhe
grup vëzhgimi gjatë grabitjes

Plani i autorëve, grup zjarri dhe<br />grup vëzhgimi gjatë grabitjes
Admir Murataj dhe Jetmir Çerpja konsiderohen si “truri” i grupit të grabitësave në rrugën Vorë-Rinas. Murataj dhe Çerpja njihen si specialistë në vjedhjen e bankave në Greqi, por jo vetëm.

Të dy këta persona kanë njohje me Ilir Kupën. Ndërkohë që ai ndodhet në burg, dy shokët e tij, Murataj dhe Çerpja kanë vijuar të grabisin paratë e bankave në aksin rrugor Vorë-Rinas.

Duke ju referuar dëshmisë së të penduarit të grupit Fation Xhyliu, prokuroria e Tiranës, ka ndërtuar dhe dinamikën se si funksiononte ky grup.

Rolet në dy grupe
Hetimet kanë zbuluar se banda në ditën e grabitjes vepronte në dy grupe të ndara, por me veprime të konkretizuara, duke mos lënë asnjë gjurmë prapa. Njëri grup ishte ai i zjarrit, që bënte sulmin në automjetet e blinduara ku mbaheshin paratë, ndërkohë që grupi tjetër ishte ai i mbledhjes së informacionit nga banka dhe kompania e sigurimit, që ishte piketuar për t’u grabitur.

Në grupin e zjarrit, bënin pjesë dy ish-komandot Ditjon Memlikaj, Neim Avdulaj, Ernest Kupa dhe Admir Murataj. Të gjithë këta persona, janë të stërvitur ushtarakisht dhe ishin në gjëndje të sulmonin shumë shpejt dhe më pas të zhdukeshin pa lënë gjurmë, duke braktisur automjetet e djegura. Ndërkohë në grupin tjetër që drejtohej nga Jetmir Çerpja, ishte Fation Xhyliu nga Lushnja dhe nipat e Admir Murataj nga Tropoja që tashmë janë shpallur në kërkim policor.

Çerpja mendohet se ka siguruar informacionin për lëvizjen e sasisë së parave nga një polic privat i “Jaguar Security”.

Këto dyshime janë ngritur pasi ditën e ngjarjes kanë kaluar dhe tre eskorta të tjera të transportimit të parave të bankave të tjera, dhe asnjëra prej tyre nuk është sulmuar nga autorët.Ndërkohë që i penduari Fation Xhyliu ka qënë njeriu që qarkullonte me një automjet në rrugën Vorë-Rinas, duke shërbyer si patrullë për grupin e zjarrit që do sulmonte. Xhyliu informonte ata për vendodhjen e patrullës së policisë.

Nipat e Murataj shpallen në kërkim
Në total i gjithë grupi përbëhej nga 8 ose 10 persona, pasi ka dyshime të forta se anëtarët kanë pasur informatorë dhe Brenda kompanisë së sigurimit të parave “Jaguar Security”.

Por sipas prokurorëve mometalisht 8 persona janë akuzuar, ku katër janë prangosur dhe katër të tjerë ende vijojnë të jenë në kërkim si Jetmir Çerpja, Admir Murataj dhe dy nipat e këtij të fundit.

Policia ka kontrolluar në banesat e tyre por ska gjetur sasi të mëdha parash. Vetëm në kasafortën e servisit të Admir Murataj janë sekuestruar disa topa me dollar.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur