Plani i masave për sezonin veror, Manastirliu: Nga 15 Qershori hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike
Ministria e Shëndetësisë, njoftimi
Nga 15 qershori, 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike do të jenë gati të ofrojnë shërbim shëndetësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur hapjen e qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit.
'30 qendra shëndetësore verore do të hapen më 15 Qershor në zonat turistike malore dhe bregdetare, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.'- shkruan Manastriliu.
Prej 9 vitesh qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, në bregdet, por edhe në zonat malore, ku gjithashtu numri dhe fluksi i turistëve dhe i pushuesve rritet, hapen çdo 15 Qershor. Këtë vit është shtuar edhe një qendër e re shëndetësore verore në Spille dhe janë në total 30 qendra shëndetësore verore 24 orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregedet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 Qershor–15 Shtator.
Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjollë, dhe Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 5 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalzit, Currila, Plazhi i vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, Spille, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24 orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit. Në rajonin e jugut funksionojnë gjithsej 14 qendra shëndetësore verore, të cilat kanë vendndodhjen përkatësisht në: Pogradec; Lushnjë në plazhin e Divjakës; Fier në plazhin Darëzezës; Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër (Vlorë), Radhimë, Orikum. Në Bashkinë Himarë në 6 plazhe, konkretisht në: Palasë, Dhërmi; Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i Vjetër dhe Ksamil i Ri.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi Kombëtar i Studentëve 2025, Manastirliu: Zëri i tyre, themelor për zhvillimin e arsimit të lartë
19 Mars, 13:54
-
Në shtator, gati teksti për nivelin e tretë të gjuhës shqipe në diasporë
18 Mars, 12:29
-
‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur (VIDEO)
17 Mars, 22:28
-
Manastirliu në takimin me kandidatët e Tiranës: Me kombinimin e eksperiencës dhe të rinjve do arrijmë objektivat tona ambiciozë
17 Mars, 09:04
-
100 vite çiklizëm shqiptar, ekspozitë me foto të kampionëve! Ministrja: Jubileu i çiklizmit vjen me “Giro d’Italia” në Shqipëri
14 Mars, 15:16
-
Përballja mes kandidateve të PS-së dhe PD-së në Tiranë/ Rama i beson 8 grave në listën e mbyllur, Berisha fut në ‘patronazh’ Vokshin dhe Topallin, dy të tjerat ja jep aleatëve
12 Mars, 23:25
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Në garë mbi 11 mijë nxënës nga 700 shkolla në të gjithë vendin
11 Mars, 11:00
-
Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
10 Mars, 21:54
-
Shkolla 9-vjeçare 'Angela Merkel' në Kamëz gati në shtator, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit, Kamza është befasia e gjithë rilindjes
10 Mars, 15:22
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, ndalimi nis pas 1 jave! Rama: Do vendosim filtra për sigurinë e fëmijëve, kompania së shpejti në Shqipëri me planin e masave (VIDEO)
6 Mars, 12:31
-
Rindërtimi i shkollës ‘Pjetër Budi’, Rama inspekton punimet: Revolucion në standarde! Transformohet edhe Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
5 Mars, 12:31