Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu turk Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar planin e propozuar nga SHBA-ja dhe Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kremlini njoftoi se Moska e konsideron këtë propozim si një bazë të mundshme për një zgjidhje paqësore.
Putin theksoi se propozimet amerikane janë në përputhje me idetë e diskutuara më herët në samitin Rusi–SHBA në Alaska dhe mund të shërbejnë si bazë për marrëveshjen përfundimtare. Ai përsëriti angazhimin e Rusisë për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit.
Erdogan nga ana e tij i ka shprehur Putinit gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e paqes, duke ofruar Stambollin si një platformë të mundshme për negociata. Të dy udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë kontaktet në lidhje me Ukrainën në nivele të ndryshme.
Lajmi kryesor:
SHBA-Ukrainë hartuan plan të ri me 19 pika në Gjenevë! Shtëpia e Bardhë: Garantimi i sovranitetit të Kievit do të jetë thelbësor











