Plani i politikës ruse në Ballkan/ Serbët e Kosovës në hapat e PD dhe LSI, kërkojnë tërheqje nga parlamenti

Plani i politikës ruse në Ballkan/ Serbët e Kosovës në hapat e PD dhe LSI, kërkojnë tërheqje nga parlamenti

Kuvendi i Kosovës

Përfaqësuesit serbë në Kosovë kërkuan në një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, që të lënë të gjitha institucionet e Kosovës ku ata janë zgjedhur. 

Ky fakt u konfirmua nga vetë presidenti i Serbisë gjatë një konference për shtyp gjatë takimit me përfaqësuesit e serbëve të veriut dhe Kosovës.

"Përfaqësuesit serbë nga Kosova, si nga veriu edhe nga jugu, kërkuan nga shteti i Serbisë dhe unë si president të flisja me qeverinë serbe në kërkimin e tërheqjes nga të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo nënkupton largimin nga parlamenti, vetëqeverisja lokale, policia rajonale zyrat e prokurorisë", deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se i ka kërkuar grupit të përfaqësuesve të bëjnë durim edhe për 45 deri në takimin e tij të planifikuar me presidentin e Kinës në kuadër të Samitit “Rruga e mëndafshit”.

Vuçiç i bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos marrin pjesë në ushtrinë e saj e cila sipas presidentit serb shërben vetëm për sulme ndaj serbëve.

Ashtu si Serbët edhe PD-LSI po i jep mesa duket nje dore politikes ruse ne Ballkan, duke ndermarre masa anti-demokratike dhe anti-euroatlantike, qe shkojne eventualisht ne krah te politikes ruse.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik