Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, ku në orën 12:00 është paralajmëruar protesta në sheshin "Skënderbeu" për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, deputetët e PDK-së janë nisur drejt Kuvendit. Deputeti Fadil Demaku tha për Klan Kosovën se PDK ka një qëllim sot: votimin në lexim të dytë të ndryshimeve për Specialen.

Demaku foli edhe për mundësinë e një takimi mes kreut të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti. Forca të shumëta policie ndërkohë janë vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit dhe pranë godinës së Kuvendit. 


Lajmi kryesor:

Ditë vendimtare për Kosovën/ Sot afati i fundit për presidentin ose vendi shkon sërish në zgjedhje! Protestuesit rikthehen në shesh: Votoni ligjin për Specialen! (VIDEO)