Plani i protestës për të hënën
Ja rrugët që do të bllokojë PD

Plani i protestës për të hënën<br />Ja rrugët që do të bllokojë PD
Ditën e hënë Partia Demokratike do të organizojë protesta në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët.
 
Shqiptarja.com zbulon detaje nga organizimi i protestës ditën e hënë në Tiranë dhe në rrethe , ku janë parashikuar që të bllokohen rrugët kryesore që të lidhin me kryeqytetin.
 
"Parashikohet bllokimi i autostradave që lidh Tiranën me Veriun, Jugun dhe Jug-Lindjen.
 
Përkatësisht do bllokohet autostrada në Veri në zonën e Fushe Krujës, në pjesën e Jugut autostrada do bllokohet në Fier, ndërsa në Juglindje do të bllokohet në rrugën që lidh Tiranen me Elbasanin tek tuneli.
 
Po ashtu parashikohet të bllokohen akset hyrëse të Tiranes, tek sheshi Shqiponja dhe hyrja në zonën e rrugës së Elbasanit.
 
Protesta është parashikuar të zgjasë 1 orë nga ora 11 deri në orën 12
" thanë burime për Shqiptarja.com.
 
Ky është plani deri tani, por pritet që të vendoset përfundimisht gjatë fundjavës.



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën