Plani i Putin për mobilizim, Shkurov: Deklaratat të rrezikshme, bota duhet të veprojë! Në Kuvendin e Shqipërisë shfaqet dokumentari ‘Mariupol’

Deklarata e Presidentit Rus Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi cilësohen rrezikshme nga Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë.

"Më shumë se 10 dhoma torturash janë gjetur në zonat e liruara në zonat e Karkivit. Këtë mëngjes Putin bëri një deklaratë për mobilizim të pjesshëm ushtarak. Ky është një hap shumë i rrezikshëm ndër të cilët lidershipi i shumë vendeve duhet të reagojë", tha Shkurov.

 Reagimi i Shkurov erdhi gjatë aktivitetit të organizuar në kryesinë e kuvendit për Mariupolin, një ndër qytetet më të goditura të Ukrainës.

"Sot është dita 210 e luftës në Ukrainë. Pak ditë më parë u shokuam nga rastet masive të krimit që ndodhën atje.50% e popullsisë janë larguar nga Mariupoli.Afro 20-30 mijë persona janë dërguar me forcë në Rusi", tha Shkurov.

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla, sulmin e Rusisë e cilësoi si një rrezik jo vetëm për Ukrainasit por për mbarë njerëzimin.

"Terrorizmi kibernetik po kërcën njerëzimin krahas formave të tjera të terrorizmit dhe luftrave pushtuese. Prandaj Ukraina është një alarm për të gjithë", tha Nikolla.

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me organizatorët e “International Human Rights Film Festival Albania” dhe kineastë shfaqë premierën e dokumentarit të titulluar “Mariupol”, në solidaritet më ngjarjet makabre që po ndodhin në Ukrainë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 22/09/2022 08:55

    Kuvendi i Shqipërisë nuk miratoi rezolut ndaj masakrave serboruse në Kosovë atëher,kur u kerkua e tani B lëpirsi Edvin shkjau shqipfolës agjenti rus kinse kinse kinse. …. O mjerim o vendi im…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari