Rindërtimi i Kombinatit/ Veliaj: Përfitojnë mbi 20 mijë banorë! Rama: Impuls i ri për zonën, ta kthejmë në destinacion për turistët

Kryeministri Rama e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit. Rama u shpreh se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

"Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz , më shumë se sa një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Tërësia e projekteve që kanë filluar të zbatohen ose janë pranë fillimit të zbatimit është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës familjare, në kushtet kur një fatkeqësi  e madhe krijoi dhe një boshllëk të madh por patjetër dhe një mundësi të madhe. Për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme. Krizën e madhe të 26 nëntorit po e kthejmë në një mundësi të madhe transformimi për ata familje që humbën shtëpitë e tyre por dhe vetë zonat ku ndodhën dëmet. Projektet që sot kemi në dorë, pa diskutim që realizimi i tyre do të sjellë transformimin e rëndësishëm dhe do të ecim para me një proces shërimi urban në shumë zona. Sot i japim kësaj zone një impuls të ri zhvillimi", tha Rama.

Rama tha se kombinati me projektin e saj është për një zhvillim afatgjatë që synon që ta kthejë këtë zonë në një destinacion për turistët dhe jetën e natës dhe frekuentimet nga njerëzit e tjetër. Ai u shpreh se plani i rindërtimit i përkasin Shqipërisë 2030, por që fillimisht ky plan do të nis me ndërtimin e shtëpive dhe strehimin e njerëzve në banesat e tyre të reja dhe se do të vijojë më gjithë të tjera që do të krijojë një hapësirë dhe zhvillim jo vetëm për komunitetin që jeton aty por për të gjithë Tiranën.

"Kombinati ka një projekt që tregon shumë për atë që ne duam të bëjmë. Synojmë të krijomë një Kombinat që është një destinacion për turistët, për jetën e natës dhe për shumë aktivitete të tjera dhe këto i përkasin Shqipërisë 2030 dhe jo vetëm një harku kohor prej një viti që na duhet për të akomoduar njerëzit.  Shumë shpejt do të fillojmë në ndërtimin e shtëpive të para individuale. të gjitha shkollat e rrënuara në zonën jashtë Tiranës kanë filluar të rindërtohen dhe së shpejti fillon dhe brenda Tiranë ku një numër i madh i shkollave fillojnë mësimin më 26 nëntor me kushte të reja. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të punojmë më shumë dhe ne nuk po pushojmë asnjë minuta, gjithsesi duhet durim", tha Rama.

Kryeministri Rama deklaroi se të gjithë ata që humbën shtëpisë do të hynë në banesa të reja, më të mira dhe më të forta dhe se nuk do ketë xhungla ndërtimesh, por sistem urban.

“Në Thumanë tërmeti goditi më shumë se kudo tjetër. Ishte pikë e izoluar dhe një zonë jetese por jo një zonë zgjedhjeje. Me ndërhyrjen e re dhe gjithë atë pyll, Thumana mund të kthehet në atraksion. Mund të lidhet me Krujën, apo edhe Laçin dhe kështu me radhë në të gjitha zonat e prekura, kemi mundësi të bëjmë një ndryshim historik. Të gjithë ata që humbën shtëpisë do të hynë në banesa të reja, më të mira dhe më të forta. Nuk do ketë xhungla ndërtimesh por sistem urban. Çdo ditë është e gjatë për ata që janë pa shtëpi. Ne përjetojmë rritjen e temperaturave, unë nuk ka ditë që të mos i mendoj. Unë nuk jam përdorues i ajrit të kondicionuar, por ne i kemi kushtet. Mirëkuptoj stresin dhe padurimin. Ndonjëherë edhe acarimin. Mirëpo ajo që duhet kuptuar është që për të shkuar deri tek shtëpia e ndërtuar është një proces i tërë“, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Rindërtimi i Kombinatit, Veliaj: Projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, përfitojnë mbi 20 mijë banorë (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se lagja e re e Kombinatit, e cila do të ndërtohet për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës Kryeqytet. Gjatë prezantimit të planit për KombinArt, rindërtimin e Kombinatit, Veliaj shtoi se në këtë lagje do të ndërtohen apartamente të reja falas për të gjitha familjet e prekura, duke u shndërruar në një potencial zhvillimi për akomodimin e rreth 21 mijë banorëve. Aty do të ketë edhe 4 institucione të reja arsimore; 9 pika sociale e kulturore, si dhe 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë, Sheshi i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe Sheshi i Gastronomisë.

“Ky projekt përfshin 1.5 mln metra katror ndërtim. Është ndoshta ndërtimi më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, ku do të akomodojë 21.534 njerëz. Për ironi dhe për rastësi të fatit është ekzaktësisht sa numri i atyre që mund të ulen në Arenën Kombëtare. Sigurisht, jo të gjitha do të jenë shtëpi për tërmetin sepse një nga mësimet është se nuk duhet të krijojmë një “geto”. Ata që do të marrin shtëpitë e para janë vetëm 1/3 e një lagjeje, që potencialisht do të shkojë deri në 21 mijë banorë. Do të fillojë me fazën e parë me 2292 apartamente për 8500 qytetarët e Kombinatit të prekur nga tërmeti dhe pastaj për ta hapur ndaj tërmetit apo 25 mijë vetave që tipikisht çdo vit transferohen në Tiranë”, tha ai.

Kryebashkaiku theksoi se pas 3 mijë kompensimeve të para, javën tjetër do të miratohen edhe 3 mijë kompensimet e dyta për familjet më dëme të lehta. Veliaj nënvizoi se una do të vijojë dhe për rindërtimin e pallateve, ndërsa theksoi se ekspertët do të vendosin dhe për prishjen e godinave të dëmtuara.

“Sot kemi një lajm të mirë, por për çdo lajm të mirë ka edhe një lajm që është emocionalisht i ngarkuar, sepse fakti që do të bëjmë shtëpi të reja do të thotë që disa shtëpi të vjetra do të rrëzohen. Kjo do të jetë një javë e ngarkuar emocionalisht, do të marrim vendime për rreth 49-50 ndërtesa, që sipas ekspertëve mund të prishen. Janë 49 ndërtesa që jo vetëm kanë kaluar testin e të kontraktuarve, inxhinierët që do të vendosin firmën e tyre dhe do të jenë përgjegjës para ligjit për atë vendimmarrje. Momentalisht, po kalojnë edhe filtrin e Institutit të Ndërtimit, dhe këtë javë do të fillojnë të prezantohen publikisht live në Këshillin Bashkiak, që secili të ketë garancinë maksimale, të shohë modelin 3D, të shohë analizat si kanë dalë nga goditjet e betonit. Të sigurohemi që kemi një konsensus sepse pavarësisht ngarkesës emocionale të largimit nga shtëpia e fëmijërisë apo shtëpia ku shumë njerëz kanë kujtime, po shkojmë në një hapësirë më të mirë, që ka një vlerë më të madhe financiare dhe që është shumë më dinjitoze për të ardhmen”, nënvizoi Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliria: 08/07/2020 23:36

    Do vine turitat ne kombinat do te kete jete nate. Do kete prostitucion droge vjedhje vazhdo edhe ti si saliu me mashtrime propagande se kshu e e do ku popull budalla

    Përgjigju
  • paqsor: 07/07/2020 15:21

    Nami me turista tani.Tall trapin ti se ke gjet,kombinati atraksion turistik hahhaha Pse nuk mendoni ti vini ne pune kombinatet apo uzinat por vetem duke ndertuar ne territoret e tyre.Jemi i vetmi vend ne bote qe sprodhojme dot as nje maje gjilpere.

    Përgjigju
  • Kombinatsi: 07/07/2020 14:22

    Sa me me pompozitet këto prezantimet, aq më të lartë e kanë faturën. Nji video i fut Rama, rrëshkitën 20 milion euro. E ka dorën e rëndë, po ske çti thuash. Ca bar dhe ca pemë i mbjell, me lek donacionesh, se lekët e buxhetit, janë për tjetër gjë...

    Përgjigju
  • Kombinati: 07/07/2020 14:15

    Bravo bravo dhe falenderime pa mase per kete investim. Kombinati dhe ajo zone e meriton nje investim te tille se ka shkruar historine e tiranes kryeqytet dhe te shqiperise. Dhe rruga kryesore me 3 korsi per cdo krah do te ishte zgjidhja perfundimtare per te gjithe. Falenderime

    Përgjigju
  • Vocidoli: 07/07/2020 12:58

    Birisha ndertoi Shqipnin e kombinatin Edvin Mafia e shkatrroi e vodhi.. te cohemi te shporrim qelbesiren

    Përgjigju
    • Shpellari: 07/07/2020 15:59

      U te cica berishen ...mu ne ....ik bej cicin ne uturak ...ne cilin ..cerdhe je o vocerak ...

  • Robshi: 07/07/2020 12:57

    Ja hudhen kombinatsit...me luge floriri tani

    Përgjigju
    • A. N.: 07/07/2020 13:57

      Tani do versulen turistet nga 6 kontinentet per te vizitu kombinatin. Fale kombinatit do kemi turizem edhe pas nentorit meqe deri ne nentor do jene duke vizituar bregdetin. Uroj qe mos te behen xheloze shtetet fqinje si Italia e Greqia qe sdo kene nje fluks te tille.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni