Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazen, duke folur në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbledhur nga Lidhja Arabe në Kajro, njoftoi "prishjen e të gjitha marrëdhënieve të Palestinës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara", pas prezantimit të Planit Trump për paqjen në Lindjen e Mesme.
Abu Mazen tha se "Unë nuk do ta pranoj aneksimin e Jeruzalemit dhe nuk dua të hyjë në histori si ai që shiti Jeruzalemin" dhe se "kurrë nuk do të pranojë SHBA si ndërmjetësin e vetëm në tryezën e bisedimeve me Izraelin”.
"Izraeli nuk është shtëpi vetëm për hebrenjtë, por edhe për myslimanët dhe të krishterët," tha Abu Mazen. Edhe pse Shtetet e Bashkuara me hartën e propozuar në Uashington, "u ka dhënë izraelitëve mbi 90 përqind të tokave palestineze", udhëheqësi palestinez vtha se ai “beson në paqen dhe në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".
“Kush hesht është tradhëtar”.
Me këto fjalë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar ato vende arabe që nuk kundërshtojnë planin e Lindjes së Mesme i projektuar nga administrata amerikane.
Erdogan tha se "Vendet arabe që e mbështesin planin e Trump bëjnë tradhëti kundër Jeruzalemit, popullit të tyre dhe mbi të gjitha, gjithë njerëzimit".
Për Ankaranë zyrtare, projekti amerikan nuk është një marrëveshje por një plan aneksimi.
Arkitektura e planit prej 80 faqesh të presidentit amerikan dyfishon territoret palestineze, por parashikon edhe sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e lumit Jordan dhe kolonitë hebraike në Bregun Perëndimor, të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë shkelje të ligjit ndërkombëtar.