Në një kohë kur bota mbarë vijon “luftën” ndaj COVID-19, Uefa qeveria e futbollit europian po kërkon zgjidhje për të përfunduar kompeticionet me qëllimin e vetëm që të mos shkohet deri në shtator për këtë sezon. Uefa më shumë se një herë ka sqaruar se prioritet së pari është përfundimi i kampionateve respektive por po ashtu dëshiron me ngulm që të mbyllë edhe kompeticionet e saj prestigjoze Champions dhe Europa League. Dhe ideja më e fundit është që si Champions League ashtu edhe Europa League të luhen gjatë muajit gusht gjatë tre javëve. Këtë plan e zbulojnë mediat britanike Sunday Express dhe The Sun që citojnë burime nga selia qëndrore në Nyon.Dhe po ashtu janë zbuluar edhe tre opsionet se si mund të përfundojnë kompeticionet europiane këtë sezon.
Së pari ajo që njihet si FINAL EIGHT ose tetëshja finale. Ky është opsioni më i vështirë pasi skuadrat duhet të mblidhen të gjitha në një qytet. Do luheshin ato ndeshje që mungojnë nga 1/8 dhe më pas 8 të kualifikuarat do të sfidoheshin në ndeshje teke.
Së dyti një FINAL FOUR ose një katërshe finale një version më i lehtë dhe më i thjeshtë që do të thoshte se do të luheshin 11 ndeshje gjatë tre javëve në të njëjtin qytet të përcaktuar nga UEFA.
Dhe opsioni i fundit dhe i tretë është ai i ndeshjeve teke. Do luheshin takimet e mbetuara të 1/8 dhe më pas në çerekfinale dhe gjysmëfinale do të kishte ndeshje teke jo system vajtje-ardhje.
Përgatiti Andi Kapxhiu