1755417688_gaza.webp

Hamasi e cilëson planin e Izraelit për të zhvendosur banorët e qytetit të Gazës si një "valë të re gjenocidi dhe zhvendosjeje". 

“Planet për të pushtuar Gazën dhe për të zhvendosur popullsinë e saj janë një krim i madh lufte që pasqyron shpërfilljen e pushtimit për ligjet ndërkombëtare dhe humanitare”, thuhet në deklaratë. 

Grupi thotë se vendosja e planifikuar e tendave dhe strehimoreve të tjera nga Izraeli në Rripin jugor të Gazës ishte një "mashtrim i hapur" për të mbuluar planin e tij të zhvendosjes. 

Sipas Hamasit, mbështetja politike dhe ushtarake nga SHBA-ja i “i jep dritën jeshile pushtimit që të vazhdojë krimet e gjenocidit dhe spastrimit etnik”.


Lajmi kryesor:

Bilanc me 29 të vrarë në Gaza! Grevë e protestë në Izrael, kërkohet fundi i luftës! 38 të arrestuar, Netanyahu: Po ndihmoni Hamasin (VIDEO)