Plani Kombëtar i Integrimit, Gjosha:
Duhet të përputhet me rekomandimet

Plani Kombëtar i Integrimit, Gjosha:<br />Duhet të përputhet me rekomandimet
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha thirri sot në një takim Komitetin e Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Europian nga ku tha se Plani Kombëtar i Integrimit duhet të përputhet me rekomandimet.

Në fokus të këtij takimi ishte Monitorimi i Planit Kombëtar për Integrimin Europian, përditësimi i tij  dhe angazhimi maksimal që kërkohet nga ministritë dhe institucionet e
tjera për të finalizuar punën e akteve nënligjore që janë në proces përgatitje.

“Jemi në prag të raportit të Komisionit Europian për vendin dhe ky raport fokusohet përveç 5 prioriteteve edhe në kapitujt për secilin sektor. Është shumë e rëndësishme që  puna për hartimin e Planit Kombëtar të Integrimit Europian, të përputhet me raportin ardhshëm të Komisionit Europian”, tha Gjosha.

Ministrja kërkoi bashkëpunimin e ministrive të linjës për të punuar ngushtë për përkthimin e rekomandimeve të Komisionit Europian, në mënyrë që të lehtësohet ky proces.
 
Ministrja u shpreh se MIE, është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e saj për përshpejtimin e procesit të hartimit të akteve të mbetura. “Ky plan duhet të përputhet edhe me Planet Operacionale të ministrive tuaja si dhe me Programin Analitik të projekt-akteve të Këshillit të Ministrave”, tha ajo.
 
Gjosha, kërkoi përveç kapaciteteve njerëzore në Drejtoritë e Integrimit, të evidentohen ekspertët më të mirë në fushat përkatëse, që do të jenë në vijim pjesë e grupeve negociuese.
 
Na duhen këta ekspertë për t’i trajnuar akoma dhe më shumë. Duhet  të kenë aftësi të mira negociuese, të njohin mirë procesin, pasi roli i tyre me hapjen e negociatave do të jetë tejet i rëndësishëm”, tha Ministrja Gjosha. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin