Sipas televizionit shtetëror iranian, Teherani ka hedhur poshtë propozimin e paqes me 15 pika të paraqitur nga SHBA-të nëpërmjet Pakistanit si ndërmjetësues.

Irani gjithashtu e ka informuar Pakistanin se e konsideron propozimin "të papranueshëm", sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, duke cituar portalin Al-Mayadeen.

Teherani e refuzon armëpushimin dhe i quan bisedimet me palët që shkelin marrëveshjet "jologjike", raportoi Bloomberg, duke cituar agjencinë e lajmeve Fars të Iranit, pas presionit të SHBA-së për negociata.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA: Irani të pranojë humbjen ose do të shpërthejë ferri! Teherani refuzon planin me 15 pika të Trump për paqe, vendos 5 kushte për armëpushim