1763720723_zelenskymendueshem.JPG

Administrata Trump po ushtron presion mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy që të pranojë planin 28-pikësh të paqes brenda Ditës së Falënderimeve, më 27 nëntor. Kështu shkruan Financial Times, duke cituar zyrtarë nga Kievi, sipas të cilëve negociatorët amerikanë po insistojnë që dokumenti të nënshkruhet në versionin aktual.

Shtetet e Bashkuara synojnë t’ia paraqesin marrëveshjen Moskës brenda fundit të nëntorit dhe të përmbyllin procesin në fillim të dhjetorit, kanë shtuar ata.


Lajmi kryesor:

Zelensky merr planin amerikan për Ukrainën, Washingtoni pret përgjigje brenda 6 ditësh! Evropianët përgatiten për kundërpropozim