Plani me 3 pika për emergjencën energjetike, Duma: Rama e faktoi që është krizë e korrupsionit! SPAK të nisë urgjent hetimet

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se ajo që Rama e quan krizë energjetike është krizë e korrupsionit dhe e keqmenaxhimit. Në një dalje për mediat, ajo analizoi planin me 3 pika të qeverisë Rama, sipas së cilës “i dha leje”OSHE dhe KESH që të vazjdojnë tenderat korrptiv, e ndërsa i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet.

“Prej ditësh Partia Demokratike ka provuar dhe qartësuar që nuk është ceshtje e krizës energjitike, por se pari e mbi te gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
 Sot Rama e faktoi këtë. Asnjë fjalë për energjinë. Madje u shiti si lajm të jashtëakonshëm që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.
Ndërkohë që ajo që shiti në të vërtetë, është kopertura e planit për të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice.

Dhe nuk janë pak. Janë 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe që shqyen për orekset e tyre këtë verë. Deklamoi një plan për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve, por në fakt u tha vazhdoni të paguani njësojë sepse nuk kemi para për t’ju rritur paga e pensione.
Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, janë ata që do do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë. Por nuk janë vetëm ata. Qytetarët do ta paguajnë energjinë te rritja e faturës së ushqimeve, shërbimeve, sepse ligjësa e ekonomisë e con zinxhr faturën finale te konsumatori, pra ë familjarët. Askush nuk do të shpëtojë.

E pra, me ekrane të harlisura, ku mbron të pambrojtshmen, me pak fjalë iu tha shqiptarëve që jeni shumë mirë. Që ekonomia juaj është shumë mirë. Që varfëria nuk ekziston. Që shtresa e mesme lulëzon. Që miqtë e tij që po plackisin, prona publike e private, tendera sekret e publik, nuk e dëmotojnë as konkurencën dhe tregu e lirë, dhe sigurisht as ju dhe as familjet tuaja.
Që ata 500 mijë shqiptarë që kanë ikur nga sytë këmbët, në fakt ai iu tha që nuk kanë qenë të zotët t’ia dalin në Shqipëri, pikërisht ata që janë të zotët t’ia dalin kudo nëpër botë. I tha shqiptarëve sot që shteti nuk është Zoti, individi duhet t’ia dalë vet. Patjetër, ia del, në një vend ku zotësia ka vend. Jo në një vend ku batakciu fiton dhe i ndershmi mbaron.
E rrotulloi edhe njëherë gjuhën tek e kaluara, sepse zgjodhëm 30 vjet më parë ekonominë e tregut, jo ekonominë e tij të tollonit. Por 30 vite më pas, ndërsa ka qeverisur gjatë gjysmës së tyre na ofron prapë tollonat e mungesës ushqimore.U tha shqiptarëve nuk rrisim rrogat se s’bëjmë dot investime, por po të ishin bërë investime dhe jo korruptime, rrogat tashmë do të ishin rritur.

Në fakt nuk janë bërë investime, janë PPP-të. Jemi vendi i fundit në Ballkan që kemi pagën minimale , sepse PPP, paratë e pista të palacollëqeve të tij e kanë rrënuar ekonominë e vendit.
PPP-të miliona euroshe që firmosen si pa të keq, duke ua hedhur në kurriz sa këtij brezi por edhe brezave që do të vijnë, në fakt bëhen bashkë me arbitrazhet që janë dora e gjatë e korrupsionit të këtij pushteti dhe marrin para në xhepat e shqiptarëve.

Bashkë me borxhin publik që është bërë kacek nga korrupsionin i kësaj lukunie të babziturish. Janë të gjitha aty dhe ai sërish nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje, sepse ai dhe shpura e tij janë shkaktarët e kësaj fatkeqësie kombëtare, që e quan veten qeveri, e që sot kërkon nga ju edhe qindarkat e fundit, sepse nuk heq dorë nga PPP-të dhe tenderat korruptiv.
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nis urgjenitsht hetimet. Partia Demokratike po bën gati kallzimiet për abuzimet monsturoze dhjetra milionëshe të qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare”, tha Duma.

 


Lajmi kryesor:

Plani me 3 pika për emergjencën energjetike, Basha: Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me 'krizë'


B.K./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik