Partia Demokratike ishte përgatitur sot, që pas sulmit me miell në Kuvend, ta godiste Edi Ramën me vezë dhe patate në Shkodër.

Në fakt, në një video që po qarkullon në rrjet, shihet një militant, i cili tregon “arsenalin” me perime dhe vezë që kishte bërë gati për të sulmuar kryeministrin.

“I kam prenotu për Edi Ramën sot, patate vezë, 40 kokrra me ja rrasë në lule të ballit. Meriton hu jo këto, kam dhe të tjera” – thotë në video protestuesi “luftarak”.

Rama nuk u paraqit sot në Shkodër dhe kryeministria bëri të ditur se shefi i qeverisë nuk e kishte patur në plan një gjë të tillë, ndërkohë që në qytetin verior mjaft protestues dhe deputetë demokratë ishin organizuar për ta pritur me protesta.

Deputeti socialist Erjon Braçe e komentoi pak ditë më parë protestën e të kamurve të PD-së me miell dhe tani ehde me vezë, si një protestë e të pasurve që nuk kanë ndjehsmëri dhe tallen me bukën e të varfërve.