Gati vezët e patatet/PD del blof me protestën në Shkodër, Rama s'shkon

Partia Demokratike ka organizuar një protestë në qytetin e Shkodrës me një grup tregtarësh të vegjël, të cilët kundërshtojnë përfshirjen në skemën e TVSH-së. Demokratët ishin informuar një ditë më parë se kryeqendrën e veriut do ta vizionte gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama dhe kishin mobilizuar tregtarët, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 



Protestuesit kishin vendosur ta prisnin Ramën me vezë dhe patate, me të cilat thanë se do godisnin kryeministrin. “Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja”, thotë një prej protestuesve.  

Por në një reagim për mediat, Kryeministria sqaroi se Rama nuk ka pasur asnjë axhendë për të vizituar Shkodrën. "Vizita e tij e vetme këtë shtunë ka qenë ajo në qytetin ne Vlorës", thuhej në sqarimin e kryeministrisë. 

Nga ana e tij, deputeti i PD në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia i cili ishte me protestuesit, postoi edhe një video në Facebook, nga ku deklaroi se kryeministri Rama kishte anuluar vizitën nga frika.

"Kryeministri ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Shkodër. Ai është trembur nga shkodranët. Jam këtu me të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës që e trembën kryeministrin Rama. Le të vijë e të përballet me ta”, thotë deputeti demokrat Bardh Spahiu. 

Edi Rama u fsheh si frikacak sot nga shkodranët, duke anulluar vizitën e bërë publike një ditë më parë nga mediat e kontrolluara prej tij. I çekuilibruar psikologjisht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri tek dera e shtëpisë, Edi Rama gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë. 

Kryeministria e ka shpërndarë njoftimin për axhendën e Edi Ramës në Shkodër tek disa nga gazetarët që mbulojnë aktivitetin e Ramës, tek Partia Socialiste e Shkodrës dhe deputetët e saj. PD u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga kryeministria, të jenë në lartësinë e misionit të tyre për të informuar publikun me vërtetësi dhe paanshmëri.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot as frikën e Ramës as nga shqiptarët, as faktin se, në çoroditje e sipër nga protesta e shkodranëve, gazetarët e Vlorës u lajmëruan me urgjencë nga Bashkia për praninë e Ramës në ceremoni vetëm 10 minuta para nisjes së saj.

Reagimi i PD pas deklaratës së Kryeministrisë 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deri kur?: 14/04/2018 21:59

    Sa do vazhdoj te perdoret ky popull nga politika e te gjitha kraheve valle????????

    Përgjigju
  • opinion.: 14/04/2018 18:03

    Vezet dhe patatet per kazanin e çorbes rama,gati. le te ket kujdes nga shkodranet,se nuk liajne virke,por rama pordhet nga ikja.

    Përgjigju
    • Tomo: 14/04/2018 20:35

      Ik o trashaman shko e mso me shkrujt shko ne klase te pare

  • Fredi: 14/04/2018 15:08

    Hahahaha populli i shkrete qe shkon ende pas Bardh Ali Spahia hahaha! Meqe ju doli bosh merrini dhe qelloni Voltanen hahahaha Po a e dinj ju kush eshte Bardh Ali Spahia sepse jeni mesuar duke thene si idiote Edi Kristaq Rama? A e dini qe Ali Spahia eshte nga te dyshuarit si i implikuar ne vrasjen e 2 prillit? I akuzuar si perdhunues i shoqes se te bijes kur ishte minirene. Bem baba te te ngjaj tek minustria e shendetesise ku Bardhi mbante dashnoren ne pune dhe gruan ne shtepi. Me cfare parash? Me parate qe beri duke kontrabanduar ilace dhe duke bere box me shokun e ngushte Besnik Jaka qe ishte drejtor i barnave. Po e bija e Ali Spahise? Ishte ajo k*rva konsulle e Milanos qe i beri shqiptaret te harxhonin mijra euro sepse vendosi call center. Po Fahri Balliu i vogel? E tregon ai qe e motra dhe i jati shemtire kryen punimet germuese ne Gerdec per ngritjen e fabrikes se vdekjes? E dini ju qe ky Fahriu i vogel e ka ne geb shume te afert skizofrenine dhe budadalkekun? Keto jane fakte qe i dijne te gjithe dhe per ate qe bejne keta kerma e meritojne t'jua thuash, sepse nuk po lene njeri pa pergojuar. Meritojne dhe shume te verteta te tjera qe nuk besoj se mund te lejohen qe te publikohen ketu. Keta kerma te pafutyra qe nxjerrin dhe te vdekurit nga varri.

    Përgjigju
  • redi: 14/04/2018 14:44

    Protesta e vaket ne Shkoder tregon se qytetaret nuk perkrahin forcat politike antieuropiane dhe rremujaxhie . Turp qe per te goditur kryeministrin kishin marre prodhime te shportes, qe mund te ndihmonin disa familje ne nevoje . Deputeti Spahiu kujton se qeveria friksohet nga disa militanteve dhe punonjes te bashkise . Qeveria ka gabime sa te duash por me keto lloj protestash te dale boje , asaj i rritet ekektorati dhe degradohet opozita

    Përgjigju
  • Albanian: 14/04/2018 13:21

    Car boni te mir sala per ju? 8 vjet ishte ne pushtet dilni protestoni per drejtat e juja Jo per salen o mjerana.

    Përgjigju
  • Erik: 14/04/2018 13:08

    Hahaha rrini si mxt nashi do thoshte Nasi i Portokallise.

    Përgjigju
  • Anonimi: 14/04/2018 12:47

    Sa per informim ne qender te shkodres ishin vetem punojsit e bashkis per te mos ekzgjeruar ase çereku iwendres nuk idhte mbushur.Dyqanet po thujse mbi 90 perwind idhin te hapura.Kjo eshte vetem proteste e partis demikratike.Po ta organzonte nji sindikat e oamvarur do ishte mbushur e gjthe shkdra.

    Përgjigju
  • Taras lala: 14/04/2018 12:36

    Po çfar jan këta plera që qelben er mo zot jashqitja e kombit.

    Përgjigju
  • leci: 14/04/2018 12:09

    Ti hane patatet me veze sepse fukarenjet nuk hudhin ushqimin.Shkodranet jane njereze inteligjent per te ra ne skenaret e vandaleve te Shqupit qe perpiqen ti instrumentalizojne per interesa okulte te marrjes se pushtetit me dhune.TI hane patatet e vezet dhe te reflektojne sepse Luli dhe Berisha vetem genjejne sepse nuk kane bere asgje per ta ne 20 vjete te pushtetit te tyre.

    Përgjigju
    • OXHAKU: 14/04/2018 13:19

      Mos ja u prite zoti rrezikun milirdereve PD dhe PS me leket e popullit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë