Plani sekret i Policisë së Shtetit, agjentët e anti-terrorit nëpër pika kufitare, vëzhgim të personave me prirje ekstremiste

Plani sekret i Policisë së Shtetit, agjentët e anti-terrorit nëpër pika kufitare, vëzhgim të personave me prirje ekstremiste

Foto ilustruese

Një plan sekret i Policisë së Shtetit, SHISH, prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të partnerëve europianë, do të vihet në zbatim këtë fundvit. Shqiptarja.com ka mundur të mësojë se agjentë të anti-terrorit do të shpërndahen në të gjitha pikat kufitare, portet detare dhe në aeroportin e Rinasit, për të vëzhguar dhe parë nëse në vendin tonë do të tentojnë të hyjnë persona që janë pjesë e grupeve ekstremiste, apo që kanë prirje radikale.

Ky plan është pjesë e planit të masave që Policia ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e festave të fundvitit, por nuk ka detaje për mënyrën e organizimit dhe shpërndarjes së agjentëve në terren. Të njëjtat burime, i konfirmuan Shqiptarja.com, se agjentët e anti-terrorit kanë një listë me persona, shtetas të huaj, të cilët kanë prirje ekstremiste dhe do të bëhet vëzhgimi i pikave kufitare, nëse ndonjë nga këta persona, do të kërkojë të hyjë në Shqipëri.

Dyshimet për një kalim në vendin tonë, kanë ardhur pas lëvizjes së dy iranianëve që u hoqën si gazetarë në Shqipëri. Kjo ngjarje u pasua edhe me dëbimin e ambasadorit Iranian nga Shqipëria, si edhe të një tjetër zyrtari të ambasadës iraniane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur