Planifikonte sulm terrorist në kampin e muxhahedinëve, GJKKO dënon me 15 vite burg iranianin e arrestuar! Përfiton nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poolandrag të arrestuar për terrorizëm. Por në këtë rast, do të hyjë në fuqi gjykimi i shkurtuar për iranianin duke bërë që dënimi përfundimtar të jetë 10 vite burg.

Nga gjashtë akuza që rëndonin ndaj tij, u arritën të faktoheshin vetëm dy për  “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur’’ dhe për pjesëmarrje në “Organizatë Terroriste’’. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bijan Pooladrag do të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.

Bijan Pooladrag  dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe. Poolagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë planifikonte sulmin terrorist.

Iraniani qëndroi për pesë vite në kampin Ashraf. Që prej largimit të tij nga kampi, iraniani ka qëndruar në një banesë me qera në Tiranë ku edhe u arrestua në tetor të vitit 2020.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mato: 15/12/2022 06:16

    Shume bukur. Tani sqaroni dhe te denuarin qe eshte denuar per "terrorizem" se mbase ende nuk e di.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës