Plantacione gjigante me kanabis në pyjet e Spanjës, shkatërrohet organizata kriminale që drejtohej nga shqiptarë! Në pranga 33 persona (VIDEO+FOTO)
Organizata drejtohej nga shqiptarë, të cilët ishin ata që merrnin vendime për çdo gjë, ndërsa poshtë tyre ishin kolumbianë, italianë dhe gjermanë. Ata transformuan plotësisht pyjet, duke prerë pemët e duke përshtatur tokën për kultivimin e bimës narkotike, të mbjella në zona që ishin shumë vështirë të aksesueshme. Për t'i ujitur, ata çonin ujë me pompa.
Redaksia 15 Dhjetor 2021, 09:48 | Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 10:42
33 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë, kanë rënë në prangat e Policisë në Spanjë si pjesë e një organizata kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikun e kanabisit.
Hetimet për shkatërrimin e organizatës kriminale nisën një vit më parë, pasi policia kishte pikasur katër persona të huaj, të cilët kryenin lëvizje të shpeshta në zona të ndryshme, nën siguri të lartë.
Më pas rezultoi se ata ishin pjesë e një organizate të fuqishme kriminale, e dedikuar për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit dhe se kishin kapacitet për të kultivuar më shumë se 50 mijë bimë marijuanë në vit, apo 1500 kilogramë kanabis, që më pas eksportohej në vendet e BE.
Plantacionet me kanabis ishin mbjellë në rajonin e Segovia, në 20 qytete të ndryshme.
Organizata drejtohej nga shqiptarë, të cilët ishin ata që merrnin vendime për çdo gjë, ndërsa poshtë tyre ishin kolumbianë, italianë dhe gjermanë.
Ata transformuan plotësisht pyjet, duke prerë pemët e duke përshtatur tokën për kultivimin e bimës narkotike, të mbjella në zona që ishin shumë vështirë të aksesueshme. Për t'i ujitur, ata çonin ujë me pompa.
Për shkak të mirë organizimit të kësaj organizate kriminale, për shkatërrimin e saj u përfshinë e edhe Policia gjermane dhe ajo e Belgjikës, që ndihmuan me informacione autoritetet spanjolle.
Gjatë operacionit u sekuestruan 20 mijë bimë marijuanë, 150 mijë fidanë, u zbuluan 12 plantacione, 7 automjete, një varkë si dhe një mori makinerish që përdoreshin për kultivimin, prodhimin e trafikimin e marijuanës, që shkonin në vlerën e mbi 30 mijë eurove.
Papuncija dhe korrupsoni Po mushen burgjete me shqiptare
Përgjigju
gjergji: 15/12/2021 18:02
Alb: te gjitha ndermarrjet e kepuceve,rrobaqepsit e ndryshme e ne vecanti sherbimet hoteliere kerkohen puntor,por te tille nuk ka ne shqiperi.Punojne puntor turq,nga bangladeshie e afganistani.Pune dhanesit jane teper te kenaqur me kto puntor sepse punojne e jane te kenaqur me pagesat.
Shqiptaret duan para para se te fillojne punen,kerkojne gjera te pamundeshme e te paimagjinushme,thjeshte nuk duan te punojne.Korrupsioni nuk ka lidhje me deshiren per te mos punuar apo mungese e vendeve te punes.Leku fitohet me djerse e jo me mashtrime,vjedhje e droge e kjo eshte arsyeja perse shqiptaret mbushin burgjet e vendeve europiane
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
13%
Të gabuar
84.3%
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2104
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Papuncija dhe korrupsoni Po mushen burgjete me shqiptare
PërgjigjuAlb: te gjitha ndermarrjet e kepuceve,rrobaqepsit e ndryshme e ne vecanti sherbimet hoteliere kerkohen puntor,por te tille nuk ka ne shqiperi.Punojne puntor turq,nga bangladeshie e afganistani.Pune dhanesit jane teper te kenaqur me kto puntor sepse punojne e jane te kenaqur me pagesat. Shqiptaret duan para para se te fillojne punen,kerkojne gjera te pamundeshme e te paimagjinushme,thjeshte nuk duan te punojne.Korrupsioni nuk ka lidhje me deshiren per te mos punuar apo mungese e vendeve te punes.Leku fitohet me djerse e jo me mashtrime,vjedhje e droge e kjo eshte arsyeja perse shqiptaret mbushin burgjet e vendeve europiane