Planveprimi antikorrupsion,Rauning
"Duhet bashkëpunim institucional"
Në luftën kundër korrupsionit është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjitha institucioneve të pavarura, të cilat luajnë një rol kyç në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Kështu deklaroi Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, gjatë prezantimit të Projektit të Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për periudhën 2014-2017.
TIRANE - Në luftën kundër korrupsionit është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjitha institucioneve të pavarura, të cilat luajnë një rol kyç në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Kështu deklaroi Ambasadori i
OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, gjatë prezantimit të Projektit të Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për periudhën 2014-2017, organizuar sot në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.
Raunig theksoi se përfshirja dhe angazhimi i tyre profesional nga ILDKPKI, Prokuroria e Përgjithshme. KLSH dhe KLD, është vendimtar për suksesin e veprimeve kundër korrupsionit, në mënyrë të veçantë për hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.
Duke vlerësuar punën e qeverisë, dhe veçanërisht të Ministrit Çuçi, për vullnetin dhe angazhimin për të luftuar korrupsionin në vend, Ambasadori vuri në dukje se korrupsioni gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe dëmton veçanërisht personat në nevojë, të cilëve u duhen më shumë shërbimet publike. Sipas tij, pasuritë publike devijohen në xhepat e individëve të korruptuar në vend që të përdoren për investime në transport, energji, mjedis, shëndetësi, arsim e të tjera.
Prandaj, shtoi ai, është me rëndësi që të harmonizojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim veprime konkrete për të minimizuar këtë dukuri, të dënojmë zyrtarët e korruptuar dhe të kthejmë besimin e publikut. Për zbatimin e këtij Plani Veprimi, Raunig theksoi se edhe vullneti politik është thelbësor për arritjen e rezultateve të prekshme nga ky plan veprimi.
“Një dokument i vetëm nuk mund ta çrrënjosë korrupsionin, por mund të nxisë angazhimin e qëndrueshëm në të gjitha nivelet për të filluar luftën efektive kundër korrupsionit në Shqipëri. Nëse nuk veprojmë tani, çmimi ekonomik, shoqëror dhe moral që do të duhet të paguajnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm do të jetë më i lartë”, përfundoi Ambasadori i OSBE-së.
Nga ana e tij, ministri Bledi Çuçi tha se ky plan sjell masa konkrete për luftën ndaj korrupsionit dhe I bëri thirrje shoqërisë civile të bëjë detyrën e saj dhe të nxjerrë në pah problemet.
Marrë nga "ATSH"Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15