Këtë fjali e publikova mbrëmë shpejt, por jo si figurë retorike dhe as si reagim emocional, por si përshkrim i një realiteti të ri kushtetues që u krijua dje, jo nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, por pikërisht nga mosmarrja e tij.
Me pamundësinë për të arritur shumicën e kërkuar, Gjykata Kushtetuese hapi një precedent që Kushtetuta nuk e ka parashikuar: mundësinë që një gjyqtar i shkallës së parë të pezullojë ushtrimin e një funksioni kushtetues, siç është ai i ministrit.
Kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me emër konkret ministri dhe as me mënyrën se si një funksion është ushtruar nga një individ i caktuar. Objekti i saj është ekskluzivisht funksioni kushtetues si institucion. Kush e personalizon këtë debat, ose nuk e kupton natyrën e kontrollit kushtetues, ose e deformon atë për qëllime politike apo personale.
Nëpërmjet kësaj mosvendimmarrjeje, Gjykata Kushtetuese, ka ndryshuar në mënyrë substanciale balancën e pushteteve. Praktikisht, ajo ka vendosur pushtetin ekzekutiv në një varësi funksionale nga pushteti gjyqësor, duke transformuar në heshtje arkitekturën e republikës parlamentare. Precedenti i krijuar është i qartë në implikimet e tij. Nga sot, një gjyqtar i shkallës së parë mund të pezullojë një ministër, të gjithë Këshillin e Ministrave, madje edhe Presidentin e Republikës, pasi as për këtë funksion Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht institutin e pezullimit. Nëse mungesa e një parashikimi eksplicit konsiderohet hapësirë për ndërhyrje, atëherë asnjë funksion kushtetues nuk është më realisht i mbrojtur, përfshirë edhe vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata u nda në dy qëndrime, me nga katër gjyqtarë secili, të cilat, për arsye të ndryshme, janë të dyja të papajtueshme me rendin kushtetues.
Qëndrimi i parë pretendon se pezullimi i ministrit kërkon autorizim paraprak nga Kuvendi, duke mos e njësuar mbrojtjen që neni 242, paragrafi 2, i Kodit të Procedurës Penale i garanton të zgjedhurve edhe për ministrin. Ministri, njësoj si deputeti, nuk është subjekt i pezullimit nga detyra. Mandati i tij ndërpritet ose përfundon vetëm sipas procedurave kushtetuese, por nuk pezullohet. Pranimi i kësaj teze do të cenonte barazinë kushtetuese të imunitetit ndërmjet deputetit dhe ministrit, duke prishur ekuilibrin e njësuar të mbrojtjes që Kushtetuta ka parashikuar ndërmjet këtyre dy funksioneve.
Qëndrimi i dytë mbështetet në tezën se, meqenëse Kushtetuta nuk e rregullon shprehimisht pezullimin e ministrit, ky është një boshllëk që duhet plotësuar nga kushtetutëbërësi. Ky arsyetim është po aq problematik, sepse niset nga një premisë e gabuar: se mungesa e një rregullimi eksplicit do të thotë mungesë mbrojtjeje kushtetuese.
Të dyja qëndrimet anashkalojnë plotësisht nenin 73, pika 1, të Kushtetutës, i cili garanton imunitetin funksional të deputetit. Ky imunitet nuk është privilegj personal, por një garanci institucionale, e domosdoshme për ushtrimin e pashqetësuar të funksionit përfaqësues. Sipas standardeve të konsoliduara të së drejtës kushtetuese, përfshirë interpretimet e Komisionit të Venecias, vota nuk reduktohet në aktin formal të shprehjes pro, kundër apo abstenim, por përfshin të gjithë procesin parlamentar që paraprin dhe shoqëron vendimmarrjen, si pjesë integrale e ushtrimit të funksionit. Çdo masë që pengon, kufizon ose neutralizon këtë proces përbën cenim të drejtpërdrejtë të imunitetit funksional.
Ndërkohë neni 103 i Kushtetutës është i qartë: anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit. Kjo do të thotë se imuniteti funksional i ministrit është identik me atë të deputetit. Për pasojë, çdo ndërhyrje në procesin vendimmarrës të një anëtari të Këshillit të Ministrave përmes një mase gjyqësore pezullimi është, në thelb, e barazvlefshme me ndërhyrjen në procesin vendimmarrës të një anëtari të Kuvendit. Nga kjo rrjedh se as deputeti, as ministri, as Këshilli i Ministrave dhe as Presidenti i Republikës nuk janë të pezullueshëm nga detyra. Ata mund të shkarkohen vetëm sipas procedurave kushtetuese të parashikuara shprehimisht. Pezullimi përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në mënyrën e ushtrimit të funksionit kushtetues dhe si i tillë, është antikushtetues.
Gjykata Kushtetuese nuk e mori fare në shqyrtim këtë dimension themelor të çështjes.
Në këtë kuptim, me vendimin e djeshëm për të mos marrë vendim, Gjykata Kushtetuese nuk ka zbatuar Kushtetutën. Ajo e ka ndryshuar atë nëpërmjet interpretimit kushtetues dhe kur Kushtetuta ndryshohet, ndryshohet vetë Republika.
Ndaj, le ta gëzojmë Republikën e Re!
Komente













Pse s'dha dirëheqjen ajo ose ta hiqte Rama dhe na e kishte kursyer këtë republikën e re? Meqë e paskeni kaq merak ju të grupit të PS, pa ne mileti mirë jemi. Nuk kemi vujt ndo1herë nga republikat e ekspertëve, por e pikitikanëve paiqikë që nuk na shqiten.
PërgjigjuPlarent kur deputeti ministri nepunesi kapet me pras ne duar nuk ka kushtetute qe te mbron pra mos beni studime pa lidhje spaku ka pretendime te qarta dhe me prova sepse ne te kundert sdo kerkonte pezullim, plus cfare halli ka ministri deputeti apo ku ta di une nese eshte i paster te gjykohet dhe te kthehet me i forte me I shendritshem dhe me i bukur se kurre. Ne te kundert pezullimi eshte fushe me lule. Tani garancite kushtetuese kur ja dhate atyre ojf ve ligjet ti benin e ti qanin ishte mire se moren para ato per pune dhe ligjvenesi bente palle ariu, ti kishit pare me kujdes garancite pastaj ju te mazhorances ishit te paret qe thate ska perballe ligjit te gjithe te barabarte ca garancish doni ju tja hidhni paq sa here shkelni ne m..e dime si i keni marre votat te gjithe jeni hije qe ecni me kembet e te tjereve naten e mire
PërgjigjuTurp i madh kjo qe po ndodh ne shqiperi ! Bejn gjyqe me mesazhe hahahahahaha hajde shqiperi e mjeta shqjperk
PërgjigjuUrime republikes prokuroreve te spak
PërgjigjuTi gezoni 83 mandatet,mqse drejtesija e "re" po e pezullon qeverine ajo duhet te emeroje qeverine e re ,te cilet mezi po presin. Votime nuk nevojiten me
Përgjigju... Republika e Mirdites, per Kushtetute kishte e ruajti Kanunin e Leke Dukagjinit, bre ! -------- ..... kete 'ddrraaa´-ne', me cfaredolloj bulmetnash t'qelbta gatute, e ngrofet e ringrofet te gjithe bashke me ne krye SA-LEEH & ED-VER, per cdo turn zgjedhjesh (derisa i katandiset ne VOTIME !), e/o per cdo lloj e soj pazaresh me oligarket miliardere (me BIBERON tek BUXHETI i SHTETIT e/o tek PRONAT SHTETERORE) ne euro e dollare te nje tregu as 2,5 milione banore, qe kapadaisen ne ¨konkurrence¨ me miliarderet e SH.B.A.-se.
PërgjigjuMinistri vërtet konsiderohet funksin politik por është edhe funksion administrativ.Pezullimi nga detyra në se dyshohet për vepër penale është i justifikuar pasi lidhet me mundësinë e cënimit të provave.Kjo si për të gjith personat wë ushtrojnë funksione administrative.Masa e arestit kërkon pa tjetër në rastin që është deputet autorizim nga parlamenti.Problemi te ne është se masa e arrestit vendoset me lehtësi,mjafton ti teket një prokurori dhe gjykata e noterizon....