Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit.

Mesnatën e kaluar, 34-vjeçari është paraqitur në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

"Më datë 03.11.2020, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Në lagjen "8 Shkurti", Fier, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", thotë policia.