Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një temë që çoi në një përplasje deri në fizike mes dy të ftuarve, Albatros Rexhajt dhe Berat Buzhalës.
Pjesë nga debati në studio:
Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kialu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, vju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!
Buzhala: Trus aty!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)
(Këtu ndërhyn moderatori Blendi Fevziu, si dhe i ftuari tjetër Ermal Hasimja, për të ndarë dyshen.)
Albatros Rexhaj ka reaguar pas përplasjes fizike mes tij dhe Berat Buzhalës në emisionin “Opinion”. Ai ka sqaruar momentin e videos duke thënë se nuk ka pasur kontakt mes tyre, thjesht analisti ka larguar kokën.
Rexhaj thotë se arma e tij është fjala dhe qëllimi ishte vetëm të diskutonte e debatonte. Ai shton se konfliktet i ka lënë pas (gjatë publicitetit ai dhe Buzhala i dhanë dorën njëri-tjetrit), dhe e sheh të mbyllur këtë çështje.
“Pavarësisht sesi duket aty në video, situata në studio ishte ndryshe. S’ka pasur kontakt mes meje dhe Beratit. Ai thjesht i nervozuar, ngrihet nga karrigia e tij, vjen në drejtimin tim dhe rri aty nja dy sekonda, thjesht e largoj pak kokën anash. Ju e keni parë që unë nuk kam lëvizur nga vendi fare, nuk jam turbulluar fare, fatmirësisht ishte ashtu. Në video dëgjova disa të shara, në studio s’kam pasur mundësi t’i dëgjoj, më mirë që s’i kam dëgjuar. Edhe pse s’i kam dëgjuar, uroj që do të isha sjellë njësoj. Pse po e them këtë? Ne jemi intelektualë, unë jam intelektualë, arma ime është fjala, është mendimi, në studio kam shkuar për të debatuar, diskutuar. Unë e konsiderova që nuk ishte vendi aty që të diskutohej për Albin Kurtin, u bë temë, Berati e mori në mënyrë emocionale, ajo është çështje e tij. Unë nuk kisha aty ndonjë arsye që të insistoja më tutje në konflikt. Kur ndodhi pauza, pati një sqarim dhe kjo ishte arsyeja pse unë ia shtriva dorën. Nuk jam njeri i konflikteve, koha e tyre dhe e përplasjeve fizike i takon rinisë sime dhe unë dua të them edhe dy fjalë të tjera. Të gjithë kemi probleme, edhe unë kam probleme, kërkoj ndihmë për to, trajtohem dhe përpiqem që kur të dal në studio të jem sa më i qetë dhe i përmbajtur. Debati duhet të vazhdojë, diskutimi duhet të vazhdojë, njerëzit duhet të shkëmbejnë mendime, të jenë të lirë të shprehen siç mendojnë, të mbajnë qëndrimet që kanë dhe për gjithë ata njerëz që më kanë shkruar të shqetësuar, me mendime nga më të ndryshmet, u them që kjo për mua është çështje e mbyllur dhe nuk kam ndërmend që këtë gjë ta shtyj dhe diskutoj më tutje”, tha Rexhaj duke falënderuar edhe të gjithë ata që kanë shprehur mendimin e tyre lidhur me çështjen.
Komente











Fantomasi shqiptar fevziu njē pis burec qē fton nē Studio tē till jashqitjesh si buzhala qenefi.
Përgjigjuah Fevzo Fevzo.... çfare s'ben per te rritur audimatin per t eshitur reklama... ah faqezi.
Përgjigju