Deputetja socialiste Marjana Koçekun uron Kosovën për qetësinë politike dhe plotësimin institucional që ka gjetur tashmë pas një krize disa mujore.
Teksa shprehet optimiste se me zgjedhjen e qeverisë së re të Albin Kurtit, vendi do të vazhdojë rrugën e zhvillimin dhe forcimin e shtetit, Neomalësorja kërkon nga kryeministri i Kosovës dhe kryeministri Edi Rama të intensifikojnë bashkëpunimin për fillimin e punimeve dhe realizimin sa më të shpejtë të hekurudhës Shkodër – Gjakovë.
Deputetja thekson se një investim i tillë është jetik për komunitetin e banorëve të Shkodrës dhe zonave përreth dhe u bën thirrje 2 kryeministrave që ta trajtojnë me prioritet këtë nevojë.
Postimi i plotë:
I uroj Kosovës tonë mbarësi e zhvillim me qeverinë e sapokrijume, e i dëshiroj suksese kryeministrit Kurti dhe ministrave të tij. Tash, unë e di që Vitin e Ri e lamë mrapa, por po të kisha mundësi t’i shprehja edhe nji dëshirë “babagjyshit”, do të ishte fillimi i punëve dhe realizimi sa më i shpejtë i hekurudhës Shkodër - Gjakovë. Asht jetike për vendet tona, e sidomos për komunitetin e Malsis tonë. Teksa e di se kryeministrat kanë shumë punë, vazhdimisht do të kërkoj prej kryeministrave Rama e Kurti që ta kenë prioritet ktë investim me randësi strategjike kombëtare.
Komente






