Plas në Këshillin Bashkiak Gjirokastër
'pis', 'legen', qëllohet me shishe Aliko

Plas në Këshillin Bashkiak Gjirokastër<br />'pis', 'legen', qëllohet me shishe Aliko
“Pis”, “Legen” janë fyerjet që janë dëgjuar mes dy këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës në mbledhjen e sotme ku po diskutohej për investimet në Lazarat. Protagonistë kanë qenë këshilltari i djathtë Dasho Aliko dhe ai i së majtës, Petrit Brahimi. Një SMS shantazh në telefonin e Alikos, duket se ka inatosur Brahimin, që nuk është menduar dy herë, por ka qëlluar me shishe uji Dasho Alikon.

Debati ne mbledhje
Këshilltari demokrat Dasho Aliko është qëlluar me shishe gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës nga këshilltari socialist Petrot Brahimi. Episodi u shënua sot gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, ku mësohet se mes palëve ka pasur debat që degjeneroi deri në hedhjen e shishes së ujit.

Në kohën kur Dasho Aliko po fliste për problemet e Lazaratit është goditur me shishe nga Petrit Brahimi.

Fillimisht Aliko ka qenë duke folur mbi mungesën e investimeve në Lazarat, dhe ky ishte momenti kur Brahimi e ka fyer Alikon.

Më pas të dy kanë shpërthyer në sharje me fjalët; ‘legen’, ‘pis’.

Dasho Aliko i ka thënë Brahimit; “Kam një sms në celular që do të të kushtojë shumë”.

Në këtë moment, këshilltari socialist Brahimi e ka qëlluar Alikon me shishe e ujit.

U desh ndërhyrja e kolegëve që të përmbanin Alikon me Brahimin që të mos përplaseshin fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur gjatë diskutimeve të tensionuara për tregun e ri industrial. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim