Ditën e djeshme, Çim Peka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar Belind Këlliçin ‘idiot’, duke e akuzuar se po tenton të zbehë çështjen e trafikut të armëve të pretenduar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili gjatë intervistës me Çim Pekën akuzoi si të implikuar izraelitin Ron Yeffet.

‘Shpërthimi’ i Pekës erdhi pas një reagimi për denoncimin e Ahmetajt për trafikun e armëve, ku përpos të tjerave, duke tentuar të marrë meritat dhe ndoshta të përfitojë kapital politik nga kjo çështje, Këlliçi tha se kishte kërkuar interpelancë për aktivitetin e kompanisë KAYO.

“Personalisht, kam kërkuar transparencë lidhur me këto dyshime dhe me aktivitetin e KAYO, kompania shtetërore që ka krijuar Rama por që kontrollohet nga Ron Yeffet. I kam dërguar kërkesë për informacion Ministrit të Mbrojtjes prej 5 muajsh, pa marrë asnjë herë asnjë përgjigje. Kjo heshtje konfirmon akuzën që u bë mbrëmë dhe dëshmisë që u bë publike për trafik ndërkombëtar armësh“, shkroi Këlliçi.

“Ka vetëm një mënyrë që PD të tentojë të zhbëjë interpelancën për trafikun e armëve të Ron Yeffet-Rama:

Të caktojë një idiot të kërkojë interpelancën!

Nuk e besoj”, u përgjigj Peka./TemA

Postimi i Çim Pekës