‘Plas’ në PD/ 'Turp që s’kemi asnjë grua drejtuese qarku', Edit Harxhi përplaset me Bardhin: S’keni bërë aksion për të liruar Berishën
Mbledhja e Kryesisë së PD
TIRANË- Pa asnjë surprizë, Sali Berisha nga arresti shtëpiak, mblodhi me videokonferencë Kryesinë e Partisë Demokratike dhe një ditë më parë bëri publik emrat e 12 drejtuesve të qarqeve për zgjedhjet parlamentare 2025. Lista dominohet nga të besuarit e Berishës, ashtu siç pritej, dhe në krye të fushatës do jenë Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Por, kjo zgjedhje e Sali Berishës duket se ka krijuar pakënaqësi mes radhëve të demokratëve, ku zëri më kritik ka qenë Edit Harxhi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo ka kritikuar listën me drejtuesit e qarqeve, duke thënë se është një turp që nuk ka përfaqësim të grave. Lista e 12 qarqeve dominohet nga burra dhe grave nuk u është besuar asnjë qark për ta drejtuar në përballjen me PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp”, mësohet të kenë thënë Edith Harxhi.
Harxhi është përplasur edhe kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi, të cilin e akuzoi në mbledhje s'kanë bërë asnjë aksion për lirimin e Berishës, në arrest shtëpie për aferën Partizani.
"Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie", ka thënë Harxhi në mbledhjen e Kryesisë më 4 shtator 2024.
Berisha i ka besuar Tiranën Belind Këlliçit, pavarësisht se ishte një kandidat humbës në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës. Luçiano Boçi, i cili po ashtu humbi Bashkinë e Elbasanit, tani do të drejtojë qarkun e Shkodrës. Enno Bozdo është konfirmuar në Berat, ndërsa surprizë ishte delegimi i Ivi Kaso në qarkun e Korçës, pozicion të cilin më parë e ka mbajtur Edmond Spaho.
Ervin Salianji, i cili udhëhoqi fitoren në Kavajë, do të drejtojë fushatën e elektorale në Elbasan. Qark të cilin më parë e ka drejtuar Gazment Bardhi, i cili është caktuar të drejtojë fushatën elektorale në Fier. Më parë qarku i Fierit drejtohej nga Luan Baçi.
Në Lezhë do të rikthehet Agron Gjekmarkaj. Xhelal Mziu, i cili fillimisht u rreshtua krah Bashës pas ndarjes së PD-së, por kaloi sërish në mbështetje të Berishës, është rikonfirmuar në qarkun e Dibrës. Në Kukës është konfirmuar Flamur Hoxha, ndërsa Tritan Shehu do të drejtojë sërish Gjirokastrën, Bujar Leskaj Vlorën e Oerd Bylykbashi sërish Durrësin.
Drejtuesit politik të PD-së sipas qarqeve:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Diber: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
PD =PARTI HALESH...
Përgjigju