Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, i është përgjigjur Dasho Alikos, pasi ky i fundit e akuzoi se ka shqyer dyert e selisë së PD-së në Gjirokastër. Bejko mohon që diçka e tillë të ketë ndodhur, ndërsa shton se takimi është zhvilluar si zakonisht pasi ishte planifikuar nga strukturat dhe për çdo detaj teknik është proceduar sipas statuti. Nga ana tjetër Bejko, fton këdo që ka pretendimin më të vogël për çdo akt dhune t'i drejtohet organeve kompetente.
'Rrugës duke u kthyer nga Gjirokastra më njoftuan se disa ish drejtues lokale të PD atje qenkan ankuar se është hapur me forcë dera e selisë së demokrateve. Dua t'i bej me dije opinionit publik se mbledhja e zhvilluar sot në selinë e PD në Gjirokastër ka qene e planifikuar nga strukturat dhe për cdo detaj teknik eshte proceduar sipas statutit. Është per të ardhur keq që ëndrrat me dyer të shqyera që shohin frymezuesit dhe zbatuesit e dhunes së 8 dhjetorit, gjejne ende hapesirë në media.
Kushdo që ka pretendimin më të vogël për cdo akt dhune të ushtruar në selinë e PD në Gjirokastër duke më quajtur mua me të njëjtën fjalë "vandal", siç na quanin sigurimsit e shtetit dhe komunistët në dhjetor 1990, eshte i lutur t'i drejtohet organeve kompetente. Dega e PD në Gjirokastër, si cdo dege e demokratëve në mbarë Shqipërinë vijon normalisht punën me takimet me bazën.'- shkruan Bejko në një postim në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Plas sherri mes demokratëve në Gjirokastër, Dasho Aliko akuzon Bejkon: Ka shqyer dyert e selisë së PD-së! I përgjigjet demokrati: Je bërë si sigurimsat dhe komunistët (VIDEO)
M.Q./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë
7 Janar, 12:53
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
6 Janar, 19:04
-
Ylli Pata: Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!
6 Janar, 18:26
-
PD nismë ligjore për Mbrojtjen e Konsumatorëve nga abuzimi me mikrokreditë
6 Janar, 16:46
-
Berisha e quajti 'kriminel elektoral në Kukës', përgjigjet Majko: Ishte kënaqësi të dëgjoj se më fyeni! Kjo tregon se bëj gjënë e duhur
6 Janar, 16:37
-
Primaret, premtimi i harruar i Berishës
6 Janar, 14:47
-
Berisha në SPAK me militantë, Martin Leka: Presion i hapur ndaj organeve të drejtësisë! Alarm për shoqërinë shqiptare! Shumë deputetë të PD nuk janë dakord me të
6 Janar, 13:36
-
PS ktheu Majkon në Tiranë, Berisha: Kriminel i madh elektoral, i përgjuar nga SHIK me trafikantë në tavolinë
6 Janar, 13:22
-
Padia për shpifje, GJKKO shtyn për 13 janarin gjyqin e Gazment Bardhit dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj
6 Janar, 12:54
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33