Salla e këshillit në Komunën e Preshevës është kthyer në arenë boksi, ku kryetari i komunës, Shqipërim Arifi është përplasur me këshilltarin e PDSH-së Shpat Aliu i cili  ndodhej në foltore.

Situata u tensionua më shumë nga ana tjetër ndërmjet këshilltarëve Rinor Krasniqi nga radhët e PVD-së dhe Fatlum Kadriu nga radhët e Alternativës për Ndryshim.  Debati verbal u përshkallëzua në grushta mes këtyre dy këshilltarëve.

Seanca u ndërpre menjëherë. Pamjet që shihni janë filmuar nga televizionet lokale.