Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur shqetësimin e tij pas tensione në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe 3 të tjerë mbetën të plgaosur. Në një intervsitë për Report Tv, Arifi tha se kjo situatë është tepër shqetësuese për Luginën e Preshevës pasi ky grup terrorist kërkon eskalim të situatës dhe mund të hakmerret.
Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Arifi tha se ka pasur një takim me përfaqësues të OSBE-së dhe u ka kërkuar që të monitorojnë situatën.
“Si ka mundur një grup paralimtari i mbështetur nga Beogradi dhe politika zyrtare, por siç thanë edhe shërbimet amerikane që edhe me një suport të huaj rus, me hy në veri të Kosovës dhe me nis një operacion i planifikuar agresiv dhe terrorist ndaj Kosovës. Në këto rrethana që gjendemi për ne në Preshevë është tepër shqetësuese, për këtë arsye e kam pas përfaqësuesit e OSBE në zyrën time për të kërkuar më shumë vigjilencë dhe minotorim në Luginën e Preshevës, pasi ky grup terrorist, të organizuar nga Vulin mund të hakmerren edhe në Luginën e Preshevës. Ne nuk kemi kontrolle dhe mund të hyjë dhe të dalë kushdo”, tha
Ndërkohë, ai thotë se e mbështet qëndrimin e Ramës që kërkoi nga SHBA dhe BE që të dënojnë sulmin në veri dhe shpalljen e zisë nga qeveria serbe për tre sulmuesit serbë.
“Qëndroj me Ramën në këtë pikë, është një zhvillim që ende nuk ka përfunduar. Jam me Ramën dhe qëndrimin e tij për dialog”, tha Arifi.
Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë. Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë. Sulmuesit e dyshuar që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.
Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë. Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje. Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale
20 Dhjetor, 20:10
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor, 17:44
-
Arlind Isa në 'Studio Live': Artan Grubi mund të jetë në Kosovë! Ilir Aliaj: Listat e non-gratave do shtohen! Këmbana për ata që duan të dëgjojnë në Shqipëri
19 Dhjetor, 19:07
-
Noka shtyu Shehajn në Kuvend/ Haklaj: Sherri, me urdhër të Ballukut! Islami: Këta zihen si qentë për kocka! Mërtiri: Ndodhi për koncesionarin, mik me Berishën
19 Dhjetor, 17:45
-
Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja
18 Dhjetor, 19:48
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor, 18:16
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor, 17:31
-
Rishfaqja e Parashqevi Simakut, këngëtarja Qirjako për Report Tv: Shteti të ndërhyjë! Gjata në lot: Turp po e shfrytëzojnë! Duhen pensione dinjitoze për artistët
16 Dhjetor, 20:07