Sherr me grushte në KZAZ 30 në Tiranë, përplasen fizikisht vëzhguesit, 2 të PD, 8 të shoqëruar! Pampuri: U provokuan! Rifillon numërimi, Celibashi u shfuqizon akreditimet

TIRANË- Përplasje fizike janë shënuar tek shkolla “1 Maji” në Tiranë, për pasojë është ndërprerë numërimi i votave. Report Tv mëson nga burime zyrtare se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 në KZAZ që mban numrin 30, e ndërsa mësohet se sherri ka nisur mes vëzhguesve, 2 prej tyre të PD-së. Nisur nga kjo, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i pranishëm në vendngjarje, ka bërë me dije se pas sherrit janë shfuqizuar të gjithë akreditimet e vëzhguesve në KZAZ numër 30.

Kandidatja për deputete demokrate Oriola Pampuri është shprehur se kanë qenë dy persona të pajisur vetëm me badge nga KQZ të shkruar me shkrim dore që kanë provokuar vëzhguesit e PD duke sjellë agravim të situatës.

"Ata ngacmuan, dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD-së së bashku me të afërmin e tij duke krijuar atmosferë dhunë brenda, ndërkohë që pyetëm kush ishin kërta persona, ata nuk i njihnin. Ata janë persona të paautorizuar", tha Pampuri. 

Report Tv solli video nga momenti i sherrit, ku shihet janë përdorur edhe karrige, por fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë uniformat blu duke parandaluar një përkeqësim të gjendje. Procesi i numërimit u ndalua për pak minuta dhe rifilloi sërish. Lidhur me këtë ngjarje, janë shoqëruar në Polici 8 persona. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:10
Sherri në KZAZ 30/ Celibashi: Ua shfuqizuam akreditimet të gjithë vëzhguesve që ishin në sallë

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pas sherrit janë shfuqizuar të gjithë akreditimet e vëzhguesve në KZAZ numër 30.

" Kemi shfuqizuar akreditimet e vëzhguesve dhe kemi dhënë akreditime për vëzhgues të tjerë. Kemi dhënë akreditime të reja për vëzhgues të ri nga një për 13 subjekt zgjedhor, dhe në këtë sallë nga ky moment do të jenë vëzhguesit e subjekteve, 13 të tillë, do jenë vëzhgues të organizatave jo fitimiprurëse, përfaqësues mediat dhe kandidatët, të gjithë vëzhguesit që kanë pasur akreditim deri më tani. Kemi autorizuar një pushim prej 4 orësh dhe konsultim dhe me kandidatët për deputet. Ishin në nevojën për ta pasur këtë pushim dhe nuk bënte sens që anëtarët e KZAZ të vazhdojnë se kishin që prej të premtes. Nuk i njohin, nuk ishin as anëtarë apo numërues. S'ka pasur probleme me punën e policisë", tha Celibashi.

Ora 23:43
Sherri te KZAZ 30 në Tiranë, mbërrin kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka mbërritur në KZAZ 30 në Tiranë, ku u përfshinë në një sherr disa vëzhguesit PD me disa persona.

Ora 23:22
Incidenti në shkollën '1 Maji', Pampuri: Dy persona të panjohur u paraqitën vetëm me badge e KQZ-së dhe përgjakën vëzhguesit e PD-së

1619470800_Screenshot1.jpg

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha në një deklaratë për mediat, se brenda në sallë u futën dy persona të panjohur, të cilët u paraqitën me badge të KQZ-së. Sipas Pamupurit ata dhunuan dhe përgjakën vëzhguesit e PD-së.

'Shkelën rregullat brenda në sallë. Në momentin e rinisjes së numërimit, brenda u paraqiten persona me një listë të cilet e paraqiten te dera e shkollës. Ndërkohë që brenda u paraqiten dy persona me badgen e KQZ. Ata ngacmuan, dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD-së së bashku me të afërmin e tij duke krijuar atmosferë dhunë brenda, ndërkohë që pyetëm kush ishin kërta persona, ata nuk i njihnin. Ata janë persona të paautorizuar. Deri në këto momente janë të paidentifikuar. Kallëzimi është bërë nga djali që u dhunua. Më thonë që janë dhunuar dhe djem të tjerë nga PD-ja. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë dhe më pas i dhunuan. Unë kam qenë gjithë kohës brenda, në atë moment pashë që u dhunuan.'- tha Pampuri.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 27/04/2021 03:44

    Rri mi shoqe rehat apo ngele pa kocke per te lepire ti dhe ja hedh fajin KQZ. Jeni bere gazi botes, po ku dini turp ju, e keni ngrene me buke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore