Në Rrogozhinë është regjistruar një incident gjatë numërimit të votave. Kreu i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është regjistruar jashtë KZAZ 43.

Kanë qenë disa persona të cilët e kanë dhunuar. Policia ka mbërritur në zonën ku ka ndodhur incidenti dhe vijon hetimet. Procesi i numërimit nuk  është ndërprerë nga ky incident.

Edhe në Vlorë ka pasur tensione mes numëruesve dhe vëzhguesëve. E gjitha bëhet fjalë për një votë e cila sipas LSI ëshë e pavlefshme por po i kalon PS si e vlefshme. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Tensione në qendrën e numërimit në Vlorë, përplasje për 1 votë mes vëzhguesve të PS e LSI

 

Edhe në Vlorë procesi i numërimit të votave është shoqëruar me tensione. Në pamjet e Report Tv nga qendra e numërimit shihen përplasjet mes numëruesve dhe vëzhguesëve. E gjitha bëhet fjalë për një votë e cila sipas LSI ëshë e pavlefshme por po i kalon PS si e vlefshme. Vëzhguesit e PS dhe të LSI janë konfrontuar me njëri-tjetrin, ku shkak ka qenë verifikimi i kësaj vote.

Ora 18:46
Dhunohet kreu i bashkisë Rrogozhinë jashtë KZAZ-së

Kreu i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja jashtë KZAZ 43 në Rrogozhinë.