Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur mesditën e kësaj të diele drejt Qipros, aty ku nesër në 18:00 luan ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Pas humbjes 0-3 në shtëpi kundër Rumanisë, situata në kampin e Dardanëve nuk është e duhura, teksa janë përjashtuar tre futbollistë. Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë jashtë ekipit për shkak të një vendimi përjashtues për ta në lidhje me shkeljen e disiplinës.
Në një kohë kur për Kosovën duhen pikë, tre nga lojtarët e formacionit mungojnë dhe kjo nuk është hera e parë që një situatë e tillë përjetohet në kampin dardan.
Mësohet se tre futbollistët kanë qëndruar deri vonë në klubet e natës gjatë grumbullimit, ndërsa sipas IndeksiOnline, Muric ka shkuar edhe më tej duke dashur të fusë edhe femra në hotel, gjë që nuk është lejuar nga sigurimi.
Faximile nga IndeksOnline
-
Femnat ju bajn mire para neshjes ju zhdukin energjit negative.
Përgjigju -
Zhegrova eshte pordhac sportist,Kure nuk do gjeje me te miren po nuk i ndroi mendja
Përgjigju




Komente
Komento