Plasin arrestimet në Tiranë, 13 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit,  në pranga një 60-vjeçar për ngacmim seksual ndaj të miturës

Plasin arrestimet në Tiranë,  13 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit,  në pranga një 60-vjeçar për ngacmim seksual ndaj të miturës

Foto ilustruese

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga, për kryerjen e veprave penale 13 persona.

Sipas policisë së Tiranës personat e arrestuar janë:

G.A., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Z.H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta personin me iniciale I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

R.A., 22 vjeç, G.D., 30 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese .

Sh.Z., 49 vjeç, Sh.K., 43 vjeç dhe S.S., 54 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Ndërsa në Kavajë është vënë në pranga një 60 vjeçar me iniciale A.SH., pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare.

Gjithashtu është bërë edhe arrestimi i një personi tjetër i cili ishte duke lëvizur me një biçikletë të vjedhur,  F.L., 43 vjeç, banues në fshatin Çetë, Kavajë nga hetimet e bëra rezultoi  se është autori i 5 vjedhjeve të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • H Hyko: 25/08/2020 07:16

    Sepse po drejtohet nga SHBA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)