Platforma e Nikoliç për Kosovën
'Serbia kurrë s'do njoh pavarësinë'

Platforma e Nikoliç për Kosovën<br />'Serbia kurrë s'do njoh pavarësinë'
Gjatë javës së ardhshme presidenti serb, Tomislav Nikoliç do ia dërgoj platformën për Kosovën kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb për të përditshmen serbe "Veçernje Novosti" ka thënë se pret unitet në mesin e lidershipit serb kur vjen puna te Kosova.
 
Sipas Nikoliç nëse kjo platformë është e realizueshme apo jo, është e drejtë e qeverisë të vlerësojë. Ai ka thënë se  thelbi i kësaj platforme ka të bëjë me faktin se Serbia kurrë nuk duhet të njohë Kosovën, që ai e quan vijë e kuqe që nuk duhet kaluar.
 
Nikoliç thotë se në platformë përfshihet pikësynimi për krijimin e autonomisë së komunave serbe në kuadër të institucioneve të Kosovës.
 
 
Por për Nenad Gjureviq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, është e çuditshme se si kjo platformë është e ndarë nga procesi i negociatave Kosovë-Serbi.
  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës