Platformë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, në fillim të korrikut hapet sezoni veror

Shqipëria dhe Kosova kanë dalë me një platformë të përbashkët që sezonin turistik ta hapin në fillim të muajit korrik. Vendimi i përbashkët është bërë i ditur nga ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Vesel Krasniqi të cilët zhvilluan sot një takimi në Kosovë.

 “Sot ndihem jashtëzakonisht i nderuar për vizitën e institucioneve nga Shqipëria. Diskutuam lidhur me turizmin e dyja shteteve mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen. U dakorduam në fillim të korrikut të bëjmë hapjen e sezonit të verës.  Në fund të nëntorit të bëjmë hapjen e sezonit dimëror në Kosovë, u pajtuam një platformë të përbashkët të të dyja vendeve”, tha Krasniqi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, tha se me këtë platformë të përbashkët duan të dalin me një ofertë jo vetëm për shqiptarët e të dyja vendeve, por edhe për turistët nga vendet e tjera.

“Si një promotorë të jashtëzakonshëm të ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptarë është i të gjithë shqiptarëve alpet janë të përbashkëta e si e tillë do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet tjera e sidomos për vendet e largëta”, tha Klosi.

Klosi tha se të dyja vendet e dëshmuan se sistemi shëndetësorë mund ta luftoj Coronavirusin, dhe me këtë garantoi për siguri shëndetësore.

“Me dy bashkitë do të donim të ftonim të gjithë qytetarët të vazhdojnë të jenë turistët më të mirë që Shqipëria ka, në Shqipëri dëshmuam ashtu si në Kosovë se sistemet shëndetësore ia dolën dhe mund të garantojmë një siguri shëndetësore por që rekomandimet do të zbatohen në rigorozitet”, tha u shpreh Klosi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës