Familjarët e personave të zhdukur gjatë komunizmit tashmë kanë një mënyrë të re për të kërkuar të afërmit e tyre: online.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ka vënë në funksion një platformë të re kërkimi, https://oic.icmp.int/ ku qytetarët mund të raportojnë raste të reja, të verifikojnë nëse një person figuron në sistem, si dhe të dërgojnë dokumente apo informacione shtesë.
Përmes këtij sistemi, përdoruesit mund edhe të sinjalizojnë vendndodhje të mundshme të varreve, duke përdorur një mjet që, sipas institucionit, është i sigurt dhe i lehtë për t’u përdorur.
Platforma është zhvilluar në bashkëpunim me Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe është pjesë e një reforme më të gjerë që po ndërmerret nga AIDSSH.
Ky sistem u finalizua në mars 2026, pas integrimit të databazës kombëtare për personat e zhdukur, e ndërtuar mbi të dhënat e mbledhura gjatë viteve 2017–2025.
Sipas AIDSSH, ky është një hap i rëndësishëm për t’u dhënë familjarëve më shumë akses në informacion dhe për të avancuar përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist në vend.
Komente












