Presidenti i UEFA-s Mishel Platini, në një intervistë për televizionin francez TF1, e ka cilësuar si të rrezikshëm dronin që mbajti të valëvitur flamurin kuqezi në Beograd, pasi sipas tij në mjetin e komanduar mund të kishte edhe një bombë.
Sipas Platini, të tilla veprime kanë një rrezikshmëri të lartë, veçanërisht në ato vende që kanë tension të lartë politik.
"Imagjinoni nëse në dron të kishte pasur një bombë. Incidentet e ndeshjes Serbi-Shqipëri janë të turpshme, të imagjinojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse nën dron do kishte pasur një bombë, është shumë e rrezikshme, veçanërisht në ato vende ku tensioni politik është i lartë.” tha Michel Platini.
Presidenti i UEFA-s tha se organi i lartë i futbollit ka nisur procedimin disiplinor ndaj dy ekipeve kombëtare, në incidentin që ai e quajti si të “pafalshëm”, për një ndeshje të këtij niveli. Platini theksoi se sporti duhet të bashkojë njerëzit dhe se politika nuk duhet të bëhet pjesë e një ndeshje sportive.
"Futbolli është menduar për të sjellë njerëzit së bashku dhe loja jonë nuk duhet të përzihen me politikën e çdo lloji. Skenat në Beograd mbrëmë ishin të pafalshme." tha presidenti i UEFA.
Edhe presidenti i FIFA Sepp Blatter dënoi atë çka ndodhi në Beograd, duke u shprehur se futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike.
"Futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike. Dënoj me forcë atë që ndodhi në Beograd." shkruan Blatter në Tëitter
Ndeshja Serbi-Shqipëri u pezullua në pjesën e parë pasi droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” fluturoi mbi stadiumin çka shkaktoi një përleshje në mes të tifozëve dhe të lojtarëve të kombëtares sonë.
UEFA ka nisur dje zyrtarisht procedimin disiplinor për të dyja ekipet, ndërsa vendimi përfundimtar do të jepet të enjten më 23 tetor, një ditë pas vizitës zyrtare të Ramës në Beograd.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55%
-
Jo
42.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 6013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47