Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, me rastin e publikimit të librit të tij "Football Talk" ka dhënë të enjten një intervistë për radio France Info. Gjatë kësaj interviste Platini fokusohet dhe tek ndeshja e shumëpërfolur, Serbi - Shqipëri.
“Është e turpshme ajo që ndodhi mes Shqipërisë dhe Serbisë”- deklaroi, për gazetaren e France Info, Michel Platini, ndërsa nuk ka dëshiruar të vë gishtin tek njëra palë apo tek tjetra.
Platini, një nga përfaqësuesit më të lartë të futbollit në botë, u shpreh gjithashtu i sigurt se fajtorët do të ndëshkohen ndërsa deklaroi dhe se pritet një raport i detajuar i gjygjtarit, delegatëve dhe zyrtarëve të sigurisë.
“Po presim raportin e gjyqtarit, të delegatëve dhe zyrtarëve të sigurisë që ishin dërguar enkas për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste ndeshja. Më tej, Komisioni Disiplinor do të marrë vendimet. Ai është një ent i pavarur dhe vetëm ai mund të vendosë”- deklaroi për France Info Platini.
Gjithsesi, kreu i UEFA, ka dashur të largojë peshën e deklaratave “bombë” të ditëve të mëparshme, duke dhënë garanci mbi pavarësinë e Komisionit Disiplinor të organit që drejton.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO