Platini: Ndeshja Serbi-Shqipëri?
Ishte e pamundur që të evitohej!

Platini: Ndeshja Serbi-Shqipëri?<br />Ishte e pamundur që të evitohej!
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini foli sërish për hetimin e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku ka paralajmëruar dënime duke pranuar se do të ketë masa ndëshkuese, por duke mbrojtur institucionin që ai drejton.

Megjithatë, në një intervistë për “Bein Sports” Mishel Platini ka theksuar se ishte e pamundur të evitonte shortimin në një grup të Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo pasi sipas tij, nëse nuk do ishte shortuar me Serbinë, vendi ynë nuk duhej shortuar as me Maqedoninë apo dhe Greqinë, dhe kjo sipas Platinisë për shkak të konflikteve në Europën Lindore.

Kreu i UEFA-s, tha se për këtë po punohet me të gjitha palët dhe rajonin e Ballkanit, ndërsa nënvizoi se pavarësisht kësaj, ka ende probleme politike që kushtëzojnë edhe konfliktet në fushën e blertë.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë