Plator Nesturi: Kush ka fut paret në xhep? Ky është thelbi

Plator Nesturi: Kush ka fut paret në xhep? Ky është thelbi

Foto ilustruese

Çështjet sensitive që janë në fokusin ditor dhe që përfshijnë hetimet e SPAK mbi dosje të tilla si ajo e Gërdecit apo ku në skenë dalin e emra të tjerë ish ministrash si Ahmetaj, kanë shkuar përtej kërshërisë se kur dhe kush do të bjerë në rrjetën e drejtësisë. Ndërsa çështjet e korrupsionit janë në vëmendje jo thjesht të opinionit publik por dhe pjesë e trysnisë ndërkombëtare që Shqipëria të shpëtojë nga këto kthetra, vëmendja se si po operon SPAK dhe sa efikas janë hetimet e nisura, do shërbejnë dhe si notë besueshmërie për këtë institucion të ri të akuzës. Në fund të fundit SPAK u krijua pikërisht me qëllimin për të luftuar korrupsionin, dhe çdo akuzë ndaj tij, që vjen kryesisht nga politika, krijon një peshë dhe hije kur hetimet nisin e vihen në dyshim.

Gjithçka ka të bëjë me besueshmërinë e Reformës në Drejtësi, nga ku duket se për ta copëtuar këtë kredibilitet është vetë politika. Por çka ka qenë qëllimi i reformës, shkëputja e kordonit ombelikal që ka lidhur tradicionalisht politikën me drejtësinë, kjo thuajse harrohet. Të dyja së bashku, si politika dhe drejtësia, në këto vite tranzicioni kanë ushqyer dhe mbrojtur njëra tjetrën, nga abuzimi dhe korrupsioni, nga shkeljet ligjore dhe përfitimet e paligjshme. Në këtë sens SPAK si institucion duhet mbrojtur pasi drejtësia bëhet nga institucionet e saj, dhe duhen ndarë gjërat. Duhet vënë pikat dhe drejtuar gishti mbi kë prokuror heziton dhe i trembet ende politikës sesa mbi institucionin. Pasi nëse kemi pritshmëri të larta si opinion publik për shpejtësinë dhe cilësinë e hetimeve, ajo çka është më pak e interesuar është vetë politika. Gishti duhet drejtuar pra ku duhet.

Pasi vërtet që mund të duhet një kohë e caktuar për hetime, por kur dosjet janë përcjellë si një vezë e qëruar që drejtësia të mos bëjë pis as manikyrin e gishtave, është e papranueshme pritshmëria në konkluzione. Me ligjet e reja të reformës, prokurorët e gjykatësit kanë aq fuqi dhe mbrojtje sa të mos tuten nga asnjë kërcënim e presion i politikës. Veç nëse nuk duan ta bëjnë këtë për një mijë e një fije lidhjesh të së kaluarës. Veç nëse nuk kanë këllqe ti dalin për zot profesionit dhe detyrës së tyre. Atëherë duhet të hapin rrugën e të mos dëmtojnë institucionin e besueshmërinë e tij. Kjo betejë e nisur kundër korrupsionit është për shoqërinë shqiptare, jo për politikën. Është shoqëria që vuan pasojat e korrupsionit. Politika ka qenë përfituese dhe kjo s’do shumë mend. Ndaj dhe është tepër vulgare dhe e pasinqertë retorika politike që bëhet. Deri më tani akuzat që të dyja palët i bëjnë njëra tjetrës duket si një lojë fëmijësh që i qëllojnë tjetrit me bidona plastikë bosh. Dhe është se sigurt se nuk dhëmb asnjë akuzë politike.

E gjithë kjo situatë ku në ekrane televizivë dalin personazhe politikë si të shqetësuar për SPAK dhe hetimet, të kujton ato skenat e protestave në vitin 1997, kur qytetarët protestonin nëpër sheshe, por çuditërisht digjeshin arkivat e hipotekave. I gjithë ky “shqetësim” për të monopolizuar pritshmëritë apo pakënaqësitë nga hetimet, i shëmbëllen pikërisht skemës së mësipërme, si një rast i mirë për djegur provat e shkeljeve të veta dhe për ti shpëtuar përgjegjësisë. Publiku kërkon që korrupsioni të dënohet, siç i i takon. Nga institucionet e saj, nga gjykatat dhe prokuroria dhe jo nga politika. Jo rastësisht ligji që kërkohet nga ndërkombëtarët për të kontrolluar dhe vënë në evidencë punën dhe rezultatet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të institucioneve të reja, po mbahet ende pezull në parlament.

Kështu politika, e veçanërisht opozita që shkarkon akuza mediatike, nëse do e kish seriozisht këtë çështje, do ta kishim parë në qëndrimet në parlament, në betejat ligjore dhe jo nga deklaratat tymuese e gjysëm paditë me të cilat thjesht do të përfitojë politikisht. Hetimi ka vlerë kur jep përgjigje dhe thelbi qëndron se kush ka futur paret në xhep nga korrupsioni. Dhe këta kanë emra e janë të identifikueshëm nëse hetimi është i plotë. Të tjerat kanë pak vlerë. Dhe ca më pak ka vlerë kjo betejë e zhurmshme politike që kërkon të bëjë kakofoni ndaj drejtësisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja