Plator Nesturi prezantohet prefekti i ri i Qarkut të Vlorës

Plator Nesturi prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e sotme në Prefekturën e Qarkut. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka prezantuar Nesturin, ndërsa ka vlerësuar figurën e tij.

Më pas e ka marrë fjalën zv/ministri i brendshëm Juljan Hodaj i cili u ndal dhe në prioritetet dhe pritshmëritë.

'Jam i privilegjuar që vij në qytetin tim për të dhënë angazhimin dhe përkushtimin në të mirë të zhvillimit të qarkut'

Të pranishëm autoritete të pushtetit lokal të Qarkut si dhe drejtues të institucioneve në Vlorë.

Vendimi për Nesturin është marrë në mbledhjen e datës 9 Janar të Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Ky pozicion kishte mbetur vakant që pasi Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Ndërsa prej dorëheqjes së Vangjel Tavos, ky post është mbajtur nga zoti Kristaq Kiço, i cili sot më 14 janar dorëzon detyrën.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë