Plava dhe Gucia, me festën e
madhe të këngës e valles shqipe

Plava dhe Gucia, me festën e<br />madhe të këngës e valles shqipe
Plava dhe Gucia për tre ditë me radhë mirëpritën edicionin e dytë të festivalit, “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, i cili përkoi edhe me 20-vjetorin e veprimtarisë së përvitshme, “Alpet shqiptare, Vuthaj 2017”.
 
Gjatë këtij takimi dhe festivali në lëndinën mes këtyre maleve të larta u mblodhën më shumë se pesë mijë vuthjanë dhe të ardhur nga zonat për rreth, nga Kosova, Shqipëria, dhe Malësia e Madhe, përfshirë edhe dhjetra mërgimtarë, që kishin ardhur së bashku me familjet e tyre, nga SHBA dhe Europa, për t’u çmallur edhe për të shijuar bukuritë mahnitëse të alpeve shqiptare.
 
I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe ish- ambasadori Uilliam Uoker, i njohur për kontributet e jashtëzakonshme për çështjen e Kosovës, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, etj.
 
Këto aktivitete të zhvilluara nën kujdesin e veprimtarit të njohur Tahir Gjonbalaj, u organizuan në fshatin Vuthaj, Plavë-Guci nga Shoqata e Alpeve, Shoqata Maja e Karafilit me mbështetjen e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.
 
Gjatë këtyre ditëve ansamble dhe grupe muzikore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi shpalosën vlerat më të arrira të folklorit tonë burimor, këngën e moçme, kostumet dhe vallet.Artistët pjesëmarrës në festival u nderuan me mirënjohje dhe çmime. Vendi i tretë i takoi ansamblit “Prishtina”.
 
Në vend të dytë u rendit ansamblit “Shotë Galica”, Drenas. Dhe vendi i parë i takoi ansamblit polifonik “Qepini”, Vlorë. Juria e festivalit shpalli grupin më të mirë të valleve ansamblin “Shkupi”.
 
Unioni Artistik i Kombit shqiptar do të vazhdojë traditën e organizimeve të tilla përveçse në trevat shqiptare, edhe në diasporë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?