Plava e Gucija dhe misteret e një flamuri fetar

Plava e Gucija dhe misteret e një flamuri fetar

Pamje nga puna për organizimin sipas vendeve të fragmenteve të tekstilit

Ishte viti 2000. Në atë kohë erdhi për tu restauruar në laborator një shuk lecke, për të cilin mendova se duhej të ishte një flamur i vjetër. Nuk kishe se nga ta zije me dorë, shkërmoqej, lëre pastaj ta hapje! Në të tilla raste guximi prej diletanti është marrëzi. E fillova me analiza të shumta dhe vetëm kur u binda për rezultatin, veprova pa frikë.

U desh të bëja një punë të kujdesshme, duke e zbutur me glicerinë, pastaj duke e shpështjellë ngadalë, sikur të mjekohej një plagë operacioni. Që të mos e zgjas dhe që të mos e mërzis lexuesin, po thom se ja dola ta shtrija. Nuk kisha gabuar.

Në mes të pëlhurës së pambuktë ishte shkruar turqisht “ LA ILA’HE IL-LELL’LLAH MUHAM’MEDIJN RESIJ’LULL’LLAH”, që përkëthehet: “Nuk ka Zot tjetër përveҫ Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Allahut”. Deshifrimin e shkrimit, vërtet deshifrimin, e bëri Z. Selim Stafa, që në atë kohë punonte në Komunitetin Musliman.

Ky ishte një flamur fetar. Si do ta zbuloja enigmën e tij, ngjaret me te cilat lidhej? E vrava shumë mëndjen, por e kotë! Atëhere, për dhjetë vjetë me rradhë, i a lashë këtë punë Zotit.

Dhe ja, befas, duke rrëmuar në dokumentet që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit gjeta disa, që zgjidhën enigmën.

Nuk më pëlqen që të komentoj dokumente, sepse nuk dua të imponoj mendimin tim, prandaj edhe po i paraqes, ashtu siҫ janë të shkruar.

1.Fondi: Ministrija Punëve të Brëndshme

Nr. Fondit 152

Viti: 1938

Dosja 659

“KONCEPT

Tiranë me 4.I.1939

MBRETNIJA SHQIPTARE

MINISTRIJA E P. TЁ MBRENЁSHME

DREJTORIJA E KORESPONDENCЁS

Nr. 204

P.T.

Ministris’ Arsimit

Tirane

SHKURTIMI

Si mbas shkresës Nr. 1709 datë 29-XII-38 të Prefekturës Tiranës, kemi nderin me Ju paraqite nji flamur të vjetër Turqie bashkë me tri cope shtiza, të cilat jane dergue prej Komunes së Petreles me lutje që të vendosen ne Muzeun Kombtar.”

Megjithëse është një koncept, shkresa na fut në rrugën e së vërtetës. Shkresat e tjera bëhen më zyrtare.

2. I njëjti arkiv.

MBRETNIJA SHQIPTARE 

MINISTRIJA E ARSIMIT

Nr. 42

Tiranë, me 12/I/39

 P.T.

Ministris së P. të Mbrendshme

Tiranë

Shkurtim:

Në lidhje me shkresën t’uej Nr. 204 d. 4/I/1939.

Lutemi të kini mirësinë me pyetun Komunen e Petrelës se në cilen tyrbe t’atjeshme ka pasë qenë vendosun flamuri i Turqis përcjellun me të sipërmen dhe nëse mund të na api shpjegime se në ҫraste nxirresh s’andejmi, ka pas qenë caktue në katund ndonji flamurtar për mbajtjen e tijë etj, për të marrun kështu shenimet e duhuna n’inventarin e Muzeut Komëtar.

Ministri”

Korespondenca vazhdon:

3. I njëjti arkiv:                                    

“KONCEPT

MBRETNIJA SHQIPTARE

MINISTRIJA E P. TE BRENDESHME

Drejtorija e

Nr. 204

Prefektures

Tirane

LANDA                                                                       

Përgjigje e shkreses nr. 42 datë 12-I-1939

Si mbas  kerkeses te Ministris s’ Arsimit, lutemi te pyetet Komuneja e Petreles se ne cilen tyrbe t’atjeshme ka pase qene vendosun flamuri i Turqis qe ban fjale shkresa e siperme. Gjithashtu, lutemi t’i kerkohen shpjegime edhe se ne ҫfare rastesh nxirresh s’andejmi flamuri ne fjale, ne se ka pase qene caktue ne katund ndonji flamurtar per mbajtjen e tij.

Keto shpjegime bashke me tjerat qe mund t’epen mbi flamurin e permendun ne shkresen e siperme, lutemi te na njoftohen sa ma pare per te mujte m’u marre shenimet e duhuna mbi flamurin e gjetun n’inventarin e Muzeut Kombtar.

MINISTRI”

Dhe në një shkresë të fundit, në po atë arkiv, lexojmë:

“PREFEKTURA MBRETNORE E TIRANЁS                                                  

Tiranë 17-2-1939    

Nr. 1709/II. Ex.38.-

P.T.

MINISTRISE P. TE MBRENDESHME

(Drejtoris së korespondencës)

Tirane

Pergjigje e Urdhenit Nr. 204/I date 19.I.1939.-

Komunia e Petreles e bazuare ne theniet e pleqvet te atjeshme, na njofton se flamuri i vjeter  ishte vendosun ne tyrben e Jusuf Pashes (Sofi Pasha) dhe qe mbante fjalet e kuranit “La  i La e Ilallah” ne kohet e para ngrihesh prej nji perfaqsie te popullit e ndjekun prej turmes qe kendonte lutje te ndryshme fetare, me nji…(shënim: këtu është një rresht i prishur, F. Stamati)…nji pjese e Imperatorise Tyrke (ma teper toka Shqiptare).

Ne vjetin 1880, kur ne kongresin e Berlinit u vendos qe Plava e Gucija t’i jepeshin Malit te Zi, pari e Petreles te primun prej keti flamuri kane shkuar deri ne Shkoder.-

Ne kete flamur populli ka pas patun nji besim te pakufizueshme pse kujtonte se me fuqin e tij mbi natyreshme mund te dilte fitimtare ҫdo ushtri qe te printe tue i dhane dermen armikut dhe arratine.

Nuk ka qene caktue ndonj’ flamurtar i veҫante per mbrojtjen e tij por personi qe e mbante ne ceremonat sgjidhesh nga burrat ma te shendoshte e te …(shënim: këtu fleta është e grisur, F. Stamati)… katundit.

PREFEKTI
(Qamil Pepa)”

Këto janë ҫfarë munda të nxjerr nga arkivat. E gjitha lidhet me Bibliotekën dhe Muzeun Kombëtar të atyre viteve. Gati një dhjetëvjeҫar më parë Shqipëria po bënte përpjekje për të mbledhur objekte me vlerë në muzeum, duke angazhuar për këtë punë prefekturat. U dorëzuan shumë objekte, edhe ky flamur. Në vitin 1946, apo 1947, objektet i u dorëzuan për ruajtje Institutit  të Shkencave, nga ku kaluan në Fondin Etnofrafik, ku vazhdojnë të ruhen, por tashmë, jo më enigmatikë.

***

Historianët e dinë punën e Plavës dhe të Gucisë, madje më mirë nga unë, por ndoshta dy fjalë për ngjarjen do të bëjnë ҫdo njeri të heshtë, të shtyhet në ato kohëra dhe të respektojë një simbol patriotizmi.

Kongresi i Berlinit i vitit 1878 vendosi që Plava dhe Gucia t’i ipeshin Malit të Zi. Turqia e telendisur nuk kishte se ҫfarë të bënte më. Atëhere shqiptarët e vendosën vetë: ajo punë nuk bëhej! Princi Nikolla i Malit të Zi, e kuptoi se zgjidhja donte armë, prandaj edhe mobilizoi ushtrinë. Lidhja Shqiptare e Prizerenit dha kushtrimin. “Me mijëra vullnetarë nga krahinat e Kosovës dhe Shkodrës u vajtën në ndihmë forcave vendase në Plavë dhe Guci, të cilat u organizuan nën komandën e Ali Pashë Gucisë dhe Jakup Ferrit.

………..

Në janar 1880, përsëri në afërsitë e fshatrave Velikë e Pepiҫ, u bënë përleshje të reja në përfundim të të cilave 12 mijë malazes, të udhëhequr nga vojvoda Mark Milani, u detyruan të sprapseshin nga qëndresa e 8 mijë shqiptarëve.

Patriotët shqiptarë, edhe ata të krahinave më të largëta, ҫështjen e Plavës dhe Gucisë e konsideruan si një ҫështje të përgjithshme shqiptare. Në mbrojtjen e tyre muarën pjesë luftëtarë  nga vise të ndryshme të vendit. “Fuqia e Lidhjes e theu atë ushtri malazeze që ka qënë kurdoherë e zonja t’u bëjë ballë ushtrive turke. Shqiptarët  luftuan të shtyrë nga ideja kombëtare”- kështu i vlerësonte  një vëzhgues dipllomatik austro-hungarez ngjarjet e fillimit të vitit 1880 në Shqipëri”. Kjo ishte shkurt nga ato që lexova në Historinë e Shqipërisë, vëllimi dytë, i botuar në vitin 1965.

Edhe tani, mbas shumë vjetëve që kanë kaluar nga ndërhyrja që bëra për ta shpëtuar, më del përpara syve shuku i nxirë dhe i dëmtuar i leckës. Nuk e dija historinë e tij, vetëm punoja për të bërë detyrën me shpresë se ndonjëherë e vërteta do të zbulohej. Tani e respektoj ndryshe, edhe punën time. Vallë a është shpalosur në luftime, apo kjo është një pyetje e imponuar nga e kaluara, kur ushtritë përlesheshin trup me trup? Sa plumba kanë fërshëllyer përqark tij? Sa jetë janë shuar? Sa lotë kanë rrjedhur? Ky flamur i ka parë të gjitha dhe është monumenti i vetëm dhe i përjetshëm i atyre ngjarjeve mbreslënëse…

***

Punova për një kohë të gjatë me këtë flamur. Bëra konservimin, por ka mbetur  restaurimi. Duhet ndërtuar flamuri nga copat e dërmuara të tekstilit, duhet rindërtuar shkrimi! Mezi arritëm të kuptojmë se si ishte flamuri. Fillimisht Menduam të ishin dy, por shqyrtimi dhe analiza e fragmenteve vërtetuan vetëm një. Flamuri është i madh, ndonja 175 cm. i gjatë dhe po kaq i gjërë. Nuk kanë mundur ta realizojnë vetëm në një fletë pëlhure, të pambuktë, prandaj kanë qepur bashkë dy. Është një punë vërtet mjeshtërore. Anash ka palosjen ku futej shtiza. Sfondi është bezhë, a mos vallë ka qenë i bardhë? Ka dy, ose tre rreshta shkrimesh të qëndisura me pe të verdhë, prej të cilëve deri tani kemi lexuar vetëm një.

Duhen rindërtuar germat e shthurura. Punë e vështirë! Konsulltat me njohësit e gjuhës dhe shkrimit turk të kohërave të kaluara janë të vazhdueshme. Po, punë e vështirë! Sa kohë do të na marrë restaurimi! E di që nuk do të më besojë njeri po ta marrë vesh , se për ta bërë punën siҫ duhet, do të kërkojë ndonja një vit kohë, në mos më tepër. Jo për mua, se ka punë gjilpëre, por për një specialist, apo ekip specialistësh me durim ҫeliku për punët me gjilpërë. I kam parë se si bëhen këto punë në laboratoret e Evropës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abdultaqif: 01/04/2018 13:14

    Kjo mbretnija e dhime i ka pas ne zemer shum turqit osmanllinj dhe asht eksitu qe paska gjet shkrime arabe per profetin pedofil qe e ka lan si amanet qe kush nuk gjen vagine femrash Me ba seks Mund Te kryeje marrdhenie seksuale edhe me kafshe Me shfry epshet seksuale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën