Kjo javë ka nisur me një presion të lartë atmosferikë. Dita e sotme, sipas Ëeather.com pritet të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në Ultësirën Perëndimore. Nuk do të mungojnë as rrebeshet e shkurtra. Temperaturat pritet të zbresin sot me 2-3 gradë, ndërsa era do të jetë e lehtë,  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 16 gradë në zonat malore deri në 29 gradë, 19 deri në 32 në zonat e ulëta, ndërsa në ato bregdetare nga 20 deri në 32 gradë C.

Dhe të mërkurën, temperaturat do të luhaten në të njëjtat temperatura. Përmirësimi i motit, pritet në fundjavë kur do të kulmojë në 35 gradë C.  

Temperaturat në Tiranë