Nëse keni bërë plane për të shkuar në plazh për fundjavë, më mirë anulojeni!
Moti nuk do të jetë në favorin tuaj, pasi fundjava do të karakterizohet nga vranësirat me tendencë shtrëngata. Sipas, Meteoalb, ditët e fundit të majit do të paraqiten me alternime kthjellimesh e vranësirash, të cilat do të gjenerojnë shira herë pas-here dhe në formë rrebeshi, zonat më të prekura nga shirat do të jenë Veriu dhe Lindja e territorit. Kthjellimet do të jenë me dominonte në zonat e ultësirës perëndimore dhe në Jug të vendit.
Temperaturat pritet të luhaten në vlerat max 26⁰C-27⁰C .
Komento