Plazh në kohë COVIDI, Bashkia Durrës: Operatorët turistik që aplikuan në mars anulohen! Lejet për çadra merren në e-albania

Pandemia e Covid-19 do të ndryshojë edhe mënyrën e menaxhimit të plazheve në gjithë vendin. Këtë viti operatorët turistik do të aplikojnë në e-albania për kontratat e reja. Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri.

Gjatë intervistës për Report Tv, Tahiri tha se operatorët turistikë të cilët menaxhojnë plazhet private dhe që kanë aplikuar pranë bashkisë në muajin mars do të riaplikojnë sërish nis nga java e ardhshme e deri në fund të qershorit.

"Në fillim afati për të bërë kontrata ka qenë 31 Mars në bazë të VKM-së një pjesë e mirë e operatorëve arriti të aplikonte erdhi covid në momentet që po flasim është duke hartuar VKM e reja për sezonin e ri në  kushtet dhe tashmë një parcelizim i ri prioritet hotelet dhe restorantet. Shumë shpejt do të dalë brenda kësaj do aplikojnë brenda fundi i qershorit nga filli i javës tjetër kanë të drejte online e-albania dhe do të menaxhohet nga Ministria e Turizmit", tha Tahiri.

I pyetur për monitorin e plazheve publike dhe private, Tahiri theksoi se sapo të dalë vendimi i këshillit të ministrave do të ngrihet Task forca për zonën bregdetare.

"Ajo që plani i masave për plazhet private ne dihet që do vijë VKM e reja atyre që plazhi privat 80 % dhe 20 % publik distanca midis çadrave që pritet nga qeveria do të kemi panoramë më të qartë një sërë institucionesh për të monitoruara. Task forca me institucionet Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Krimi ekonomik etj. janë një sërë institucionet për të monitoruar zbatimin e masave gjatë sezonit veror ", tha Tahiri.

Po kështu ai tha se janë marrë masa për pastrimin e rërës në bregdetin e Durrësit.

"Ne si bashki jemi duke marrë masat tona. Kemi shtuar 40 punonjës të rinj pastrimi i leshterikut është bërë përpunimi i rërës", tha Tahiri

Kujtojmë se pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga data 1 qershor do të vijnë turistët e parë në hotele dhe më 10 qershor plazhet do të hapen për të gjithë pushuesit vendas e të huaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?