Plazh në kohë pandemie/ Leli: Çadrat me 3 metra largësi në Vlorë! Gurma: Shqiptarët paketa me 20 % ulje dhe plazhe falas në Sarandë

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia dhe e ardhmja e tij është ende e dyshimtë. Në një kohë që në vendin tonë sezonit turistik do të ishte hapur me kohë dhe organizimi i festave të mëdha për të ftuar turistët do të ishin zhvilluar tashmë, sot operatorët turistik janë ende duke marrë udhëzime se si mund të zhvillohet turizmin në kushtet e reja që ka krijuar burime të reja infeksioni nga koronavirusi.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe ai i Sarandës, Adrian Gurma thanë në "Repolitix" në Report Tv se po punojnë me operatorët turistë duke i udhëzuar për ruajtjen e distancën fizike dhe respektimin e masave higjieno-sanitare. Operatorët turistikë në Vlorë janë udhëzuar që të respektohet 3 metra lagësi nga çadra në çadër tha kryebashkiaku Leli, ndërsa shtoi se është në koordinim të vazhdueshëm me strategjinë e qeverisë dhe të gjitha institucionet që të shmanget sa më shumë rreziku i infektimit.

"Po koordinojmë punën e përbashkët me strategjinë që qeveria ka përcaktuar për periudhën karantinë në mënyrë që çdo lëvizje e pakoordinuar të mos cenojë sigurinë kombëtare. Operatorëve turistikë u është dhënë urdhër që të respektohet distanca nga shezlongu në shezlong. Pra kushdo operator që kërkon plazh duhet të mbajë distancën 3 metra nga çadra në çadër", tha Leli.

Ndërsa për Vlorën nuk ka ende një strategji të përcaktuar për turizmin pasi nuk është një "zonë e gjelbër", për Sarandën dhe bashkitë rreth saj janë një zonë e lirë pa raste infektimesh dhe për këtë kanë nisur me strategjitë turistike nëse në të ardhmen do të mund të kemi turizëm. Kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se u ka kërkuar të gjitha hotelerive një paketë turistike që nuk ka ndodhur në vitet më parë dhe për turistët shqiptarë hoteleritë kanë përgatitur paketa me 20 % ulje krahasuar me çmimet e viteve më parë.

"Bashkia Sarandë dhe bashkitë fqinje të qarkut të Vlorës janë pjesë e Zonës së Gjelbër. Aktualisht për të mos lejuar hyrjen në këto zona janë vendosur postblloqe në bashkitë që kufizohen me zonat jo të gjelbra dhe kushdo që vjen kthehet pas nëse nuk ka një autorizim që lejohet të kalojë. Në takimet e vazhdueshme me operatorët turistikë kemi marrë miratimin me ofrimin e një pakete turistike të veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë.  Kanë ardhur ofertat me një ulje rreth 20 % të çmimit të strukturave të hotelerive krahasuar me vitet e mëparshme. Ata kanë marrë të gjitha orientimet për distancimin fizik", tha Gurma.

Në lidhje me plazhet publike kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera do të kem i plazhe publike falas pa asnjë pagesë dhe do të jetë nga Porti turistik deri tek ish-hotel Turizmi. A shtoi gjithashtu se është siguruar furnizimin me ujë dhe pastrimi  e dezinfektimi i përditshëm  qytetit jo vetëm tani por dhe gjatë sezonit turistik.

"Furnizimi me ujë dhe pastrimi i qytetit sigurohet çdo ditë dhe kjo do të jetë dhe gjatë sezonit turistik. Bashkia Sarandë, këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera nga porti turistik deri tek ish hotel turizmi, plazhi do jetë pa pagesë për publikun, jo si vitet e tjera që ka qenë më pagesë", tha Gurma.

Ndërsa Leli tha se Vlora ka një vijë bregdetare te gjatë dhe plazhet publike falas janë lehtësisht të gjindshëm.

Të dy kryebashkiakët përsëritën se shpresojnë që këtë vit të ketë një turizëm të kënaqshëm në mënyrë që përmes saj të gjenerohet ekonomia dhe vendet e punës.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skelari: 30/04/2020 15:52

    Bravo saranda kete vit qe ska te huaj i lepin bythen shqiptareve .vitet e tjera i kenitrajtuar si qen dhe pse shqiptari eshte ai qe harxhon me shum lek

    Përgjigju
  • B*3: 30/04/2020 12:57

    Po per dezinfektimin e shazlloneve si i behet?

    Përgjigju
  • Lui: 30/04/2020 11:34

    Imagjino sa e realizueshme mund te jete distanca prej 3 metrash, nga 15-20cm qe kemi qene deri tani. Ne fakt distanca qe kerkon OBSH eshte rreth 1.5 metra. Kjo distance duhet te jete gjithmone midis njerezve edhe pa pasur pandemi. Por ne shqiptaret kemi qejf te ngjitemi pas njeri-tjetrit dhe pastaj themi kush duron pordhet e tij..

    Përgjigju
  • I lënë na tepèja e kokësë (Tepelënë): 30/04/2020 11:13

    Sa vjen e me shume shoku Lelë po i ngjanë Rames në çehre, u thinjë për labërinë Ismajli ynë Lelë ngaqe vlonjatet nuk marinë vesh

    Përgjigju
    • Vlora: 30/04/2020 19:20

      Vlora eshte qyteti me i mire dhe te edukua nuk jan ashtu oo

    • Fier: 30/04/2020 14:43

      Sa te drejte ke or mik i kishte floket dhe mjekren te zeza kur mori detyren. E cmendene vlonjatet nuk behen njerez, gjynah u thinj para kohe

  • Qytetari: 30/04/2020 09:24

    Distanca prej 3M ndermjet cadrave,nuk ploteson distances e detyrueshme sociale rreth 2m.Pse ? Thjesht se njerezit rrine shtrire dhe bile duan edhe pak diell....... shto ketu edhe edukaten dhe nivelin tone te ndergjegjesimit.... Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja