Plazhet publike të Sarandës, ende
nuk janë gati për pushuesit

Plazhet publike të Sarandës, ende<br />nuk janë gati për pushuesit
SARANDË - Edhe pse sezoni veror ka filluar, vija bregdetare e Sarandës, në zonën e njohur si plazhe publike, ende nuk është gati për të pritur pushuesit. Gjatë 24 orëve të fundit është vazhduar me hedhjen e zhavorrit që përdoret për ndërtim.

Drejtori i Shërbimeve Publike në bashkinë e qytetit, Pëllumb Halimi, pohoi se punimet ende s’kanë përfunduar. “Kemi filluar me vendosjen e 200 çifteve të shezlongjeve dhe çadrave, në sipërfaqen 2 mijë metra katrorë, proçes që e administron bashkia, duke tkurrur sipërfaqen që kanë privatët në përdorim.

Kemi hedhur edhe 2 milionë lekë rërë për sistemimin e plazheve”, ka thënë Halimi. Sipërfaqja e plazheve publike në Sarandë numëron 15 mijë metra katror, e shtrirë nga pishinat e restauruara të notit, te Plazhi i ri dhe te zona e njohur si Centrali, 3 blloqe që ende nuk janë gati për pushuesit.

Më problematike, situata duket në zonën mes pishinave dhe Shkëmbit. Plazhet publike në Sarandë frekuentohen masivisht nga pushuesit familjarë dhe vendasit në pushimin e drekës, ndërsa pasditeve, deri në orët e vona të mbrëmjes, ato shndërrohen në vende argëtimi apo shërbimi nga sipërmarrjet sezonal
 
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin